arber vokrri jam ende pjese e vv se por shkarkimi im ishte i padrejte dhe i tepruar 690002a0d28af

Arbër Vokrri: Jam ende pjesë e VV-së, por shkarkimi im ishte i padrejtë dhe i tepruar

October 28, 2025
1 minut lexim

Ish-zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje , Arbër Vokrri, ka folur për raportin e tij aktual me partinë, në emisionin “Info Nata”.

Vokrri tha se, pavarësisht shkarkimit të tij në muajin e parë të mandatit, ai ende e konsideron veten pjesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë kam qenë dhe mbetem anëtar. Më pëlqen që edhe më tutje ta quaj veten aktivist të LVV-së, pavarësisht se e konsideroj që shkarkimi nga detyra ka qenë një reagim i tepërt, jo proporcional, i një pjese të kryesisë së LVV-së, që është realizuar madje prej kryeministrit,” – tha Vokrri.

Ai theksoi se një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë në parti:

“Nuk kanë ndodhur shpesh shkarkime, madje nuk ka ndodhur kurrë shkarkimi i ndonjë anëtari të LVV-së që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar. Kjo ka ndodhur vetëm në raport me mua.”

Sipas tij, edhe disa anëtarë të kryesisë kanë pranuar se vendimi për shkarkimin e tij ishte i nxituar dhe i bazuar në rrethana të pafavorshme.

“Anëtarë të kryesisë më kanë thënë se ka qenë një gabim dhe një kombinim rrethanash fatkeqe, që në ato momente i është dukur asaj pjese të kryesisë së LVV-së se shkarkimi im ishte zgjidhja më e vogël, më e lehtë, sesa diçka tjetër,” – shtoi Vokrri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nga nje deshtim ne angli ne nje mur ne turqi 6900029544f94
Lajmi i mëparshëm

Nga një “dështim” në Angli në një “mur” në Turqi

aksident me vdekje ne kruje 20 vjecari perplas per vdekje kembesoren 6900034445750
Lajmi i radhës

Aksident me vdekje në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë