arber emini synon ti jape fund dominimit te listes serbe ne kllokot kam mbeshtetjen edhe te komunitetit serb 68e7a6ce3c238

​Arbër Emini synon t’i japë fund dominimit të Listës Serbe në Kllokot: Kam mbështetjen edhe të komunitetit serb

October 9, 2025
min lexim

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini i cili ka mbështetjen e të gjitha partive shqiptare synon që përmes një alternativave gjithëpërfshirëse për shqiptarët dhe serbët t’i japë fund dominimit të Listës Serbe dhe ndikimit të Beogradit në këtë komunë.

Emini premton një qeverisje të drejtë, zhvillimore me fokus në barazi, infrastrukturë dhe shkollim për të gjithë qytetarët e Kllokotit, pa dallim etnie.

Pretendenti për të udhëhequr me Kllokotin në katër vitet e ardhshme, Arbër Emini shprehet i bindur se do të fitojë besimin e shumicës, përfshirë edhe atyre serbë të zhgënjyer nga qeverisja e deritanishme

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, në një intervistë për KosovaPress thekson rëndësinë që kjo komunë të udhëhiqet nga një kryetar shqiptar, i cili thotë se do të jetë zëri i të gjitha komuniteteve, pa dallim etnie.

Ai shprehet i bindur se, për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisjes së deritanishme, do të marrë mbështetje edhe nga pjesëtarë të komunitetit serb që jetojnë në këtë komunë.

Emini: Kam mbështetje të madhe edhe nga komuniteti serb

“Do t’i përfaqësoj edhe shqiptarët edhe serbët të cilët janë të pakënaqur me Listën Serbe dhe ndikimin e Beogradit në Kllokot. Është shumë me rëndësi që për herë të parë Kllokoi me pas një kryetar shqiptar i cili do të punojë vetëm për zhvillim, unifikim, unitet dhe për siguri për të gjithë… Kam marr mbështetje të madhe edhe prej komunitetit shqiptar edhe prej komunitetit serb të cilët janë të pakënaqur me qeverisjen e Listës Serbe dhe ndikimin e Beogradit unë besoj që ka me pas shumë votues edhe prej komunitetit serb të cilët haptas më mbështetin për me qenë kryetar i Komunës së Kllokotit, si i përfaqësuari edhe i tyre jo vetëm i komunitetit shqiptar, pavarësisht që unë jam prej partive politike shqiptare i mbështetur unë do të jem kryetar edhe i komunitetit serb që kanë shpreh gatishmëri për të më mbështetur dhe votuar në zgjedhjet e 12 tetorit”, thotë ai.

Emini thotë se vendimi i tij për të hyrë në garën për kryetar të Komunës së Kllokotit ka ardhur si rezultat i nevojës për t’i dhënë fund qeverisjes së Listës Serbe në këtë komunë.

Ai thotë se gjatë udhëheqjes së kësaj force politike, Kllokoti ka qenë i izoluar nga investimet dhe i lënë pas në zhvillim.

Emini: Lista Serbe dhe ndikimi nga Beogradi e kanë izoluar nga investimet Kllokotin

“Nga viti 2009 e udhëheqin komunitetin serb sidomos nga viti 2014 Lista Serbe ka marr pushtetin dhe tërë kohën çdo pushtet ka diskriminuar edhe komunitetin shqiptar edhe serb. Ndikimin që ka pas Beogradi tek Lista Serbe ka ndikuar tek jeta e qytetarëve në Kllokot ata janë izoluar çdo investim, çdo zhvillim në jetën e përditshme edhe prandaj kam vendosur duke parë angazhimin e qytetarëve në Kllokot për t’u përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme kam marr iniciativë kam dal kandidat i pavarur dhe kam marr mbështetjen e të gjitha partive politike shqiptare. Besoj është një vendim i mirë edhe për komunitetin shqiptar edhe për komunitetin serb që njëherë e përgjithmonë Kllokoti me u udhëheqë dinjitetshëm dhe me u zhvillua”, deklaron Emini.

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, i cili gëzon mbështetjen e të gjitha partive shqiptare, deklaron se është përballur vazhdimisht me propagandën serbe gjatë fushatës.

Megjithatë, ai shpreh bindjen se qytetarët e Kllokotit nuk do të ndikohen nga kjo propagandë.

Emini shprehet i sigurt se më 12 tetor do të dalë fitues në garën për drejtimin e komunës.

Emini:Jam ballafaquar me propagandën serbe, besoj në fitore të fuqishme

“Jam ballafaquar me propagandën serbe dhe ballafaqohem edhe sot. Qëllimi i propagandës serbe ka qenë me ndikua tek opinioni tek qytetarët dhe të hamendësojnë mendimin e tyre që votat të mos shkohet tek kandidati shqiptar, por të ndahen tek kandidatët serb, ka qenë një propagandë e zhvilluar në mënyrën më të egër të mundshme deri tek fabrikimi i auto-përgjime të ndryshme.. besoj që qytetarët që qytetarët nuk kanë ra pre e kësaj propagande, nuk do të bijnë dhe do ta luftoj propagandën me mbështetjen e votueseve edhe serb edhe shqiptarë…Nuk ndihem i rrezikuar sepse kam pas vetës me mijëra qytetarët shqiptarë dhe serbë që më mbështesin dhe e dinë që kjo propagandë nuk do të ndikoj në rezultatin e zgjedhjeve.. Besojmë në fitore të fuqishme qysh në rudinë e parë… Të mos bien pre i propagandës serbe, të punojnë deri ditën e fundit të zgjedhjeve, të dalin masivisht të votojnë edhe nga diaspora iu bëjë thirrje qytetarëve që të vijnë të votojnë ta largojmë Listën Serbe dhe ndikimin e Beogradit në Kllokot, ta zhvillojmë Kllokotin bashkë”, theksoi ai.

Nëse arrin të fitojë garën për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini thotë se veprimi i tij i parë do të jetë vënia në funksion e objektit zyrtar të komunës, i cili deri më tani nuk është përdorur nga qeverisjet e mëparshme.

Emini: Do ta fus në shfrytëzim objektin e komunës i cili ka simbolet e Kosovës

“Vendimi i parë do të ishte objekti i komunës të Kllokotit i cili përmban simbolet e Republikës së Kosovës të jetë i shfrytëzueshëm qysh në ditën e parë si kryetar komune ai objekt deri tash është bojkotuar edhe nga disa shqiptar edhe nga Lista Serbe për arsye se ka simbolet shtetërore. është objekt zyrtar i komunës së Kllokotit dhe do të shfrytëzohet qysh në ditën e parë si kryetar i komunës së Kllokotit”, shprehet ai.

Zhvillimi ekonomik , ai infrastrukturore, ngrohje qendrore, një shkollë dhe dy çerdhe në gjuhën shqipe për komunitetin shqiptarë janë disa nga premtimet kryesore që Arbër Emini i synon në mandatin e parë qeverisës.

Emini: Zhvillimi ekonomik, infrastrukturor, shkollë e çerdhe në gjuhën shqipe janë qëllimi ik

“Kllokoti është komunë e vogël dhe çdo investim që ka ardhur nga qeveria e Kosovës prej donatorëve të huaj ka qenë e bllokuar prej pushtetit lokal, prej ndikimit të Listës Serbe dhe Beogradit… Qëllimi kryesor është zhvillimi ekonomik, zhvillimi i infrastrukturës, ka projekte siç është projekti i parë që do të implementohet në Kllokot që është ngrohja qendrore nga ujërat termale…Shkolla shqipe, infrastruktura edhe tek komuniteti serb dhe lokal se dyja komunitetet janë të diskriminuara me bllokime nga Lista Serbe unë besoj që do të thyhet kjo barrierë, mbështetja serbe ka me qenë e madhe nga Qeveria e Kosovës… Përfitimi kryesor që do të kenë është barazia edhe me komunitetin serb shqiptarët në komunën e Kllokotit nuk kanë as shkollë, nuk kanë as çerdhe detyrohen fëmijët e tyre me i dërgua në komuna të tjera. Besoj që gjatë mandatit tim të parë hapi i parë kryesor ka me qenë krijimi dhe ndërtimi i një shkolle shqipe shqiptare prej klasës së 1 deri 8 dhe dy çerdhe njëra në Kllokot njëra në fshatin Mogill”, deklaroi Emini.

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Kllokotit, Arbër Emini në zgjedhjet lokale të 12 tetorit garon me numrin 150.

Komuna e Kllokotit që nga themelimi në vitin 2009, ka qenë vazhdimisht nën udhëheqjen e përfaqësuesve të komunitetit serb.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbledhja e gjyqtareve simoni flet per sigurinenuk mund te shtyhet me ne keto kushte 68e7a4b3b47ac
Lajmi i mëparshëm

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

xumi thumbon ledion licon te ka lene gruaja ku do i gjesh leket per buke tani 68e7a7f1af954
Lajmi i radhës

Xumi thumbon Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë tani?

Të fundit nga

ShkoLartë