“Dje Bilalli, sot Izet Mexhiti paska reaguar. Dje thoshin se gjuha shqipe është zyrtare, sot thonë se është zgjidhje gjysmake. Bilalli thotë se s’ka ligj fare dhe asgjë s’është bërë. Ndërkohë padronët e tyre thonë të kundërtën: se me Ligjin për Gjuhët shqiptarët paskan fituar më shumë të drejta se që u takojnë. Këta pretendojnë të jenë bashkëkryetarë, por sopata nuk u pret në një vend. As nuk u ka prerë ndonjëherë.
Paramendojeni sa joserioz janë: atë që e deklarojnë dje, e demantojnë sot vetë. Të nesërmen ku ta dijmë se çfarë do të thonë. Si t’u thonë, ashtu deklarohen. Sot kemi tre përfaqësues të qeverisë me tre qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje. E vërteta është ndryshe: me Ligjin për Gjuhët shqiptarët nuk kanë fituar më shumë se që meritojnë, por aq sa e parasheh Marrëveshja Paqësore e Ohrit. Ndërkohë, padronët e VLEN-it kërkojnë shfuqizimin e ligjit dhe kanë dërguar madje iniciativë në Kushtetuese për ta rrëzuar atë ligj.
Problemi nuk është se nuk ka ligj, por se këta nuk kanë takat t’i mbrojnë të arriturat. Ligji ekziston, por ata nuk mund të sigurojnë zbatimin, madje nuk mund të ndalin as tentimin për shfuqizim. Thjesht, nuk i pyet askush, prandaj i ndërrojnë qëndrimet çdo ditë. Mos qofshim në lëkurën e tyre, në zor të madh janë.
P.S. Në foto e keni postimin në kohën kur u miratua ligji. Atëherë ligji ekzistonte dhe ishte shumë i mirë!”, shkruan Ademi.
Burimi: lajmpress.org


