arben taravari edi rama me tha qe mickoski do te na perdore dhe gjuaje si lecke ashtu edhe ndodhi 688d73ce0b167

Arben Taravari: Edi Rama më tha që Mickoski do të na përdorë dhe gjuajë si leckë, ashtu edhe ndodhi

August 2, 2025
1 minut lexim

Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët që doli nga koalicioni i ashtuquajtur VLEN në Maqedoni të Veriut rrëfeu për herë të parë se çka i kishte thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama, para se ky koalicion të hynte në qeveri me Hristjan Mickoskin.

Taravari tha se në maj të vitit të kaluar Edi Rama e dinte me siguri se çfarë do t’ju ndodhte në koalicion me Mickoskin – koalicion i cili ishte mbështetur dhe krijuar gjerësisht nga Albin Kurti.

“Po them diçka, besoj që zoti Edi Rama nuk ma merr për të madhe. Menjlherë pas 8 majit kisha njlë takim me Ramën në Tiranë. Dhe, më pyeti: “Hyni në Qeveri? Çfarë pozicionesh keni?” thash Kryetar Parlamentar. “Super”, tha. Më pyeti sa ministra i thash “gjashtë ministri”. Shumë mirë. Veç një porosi.

“Do t’ju përdor Mickoski, do t’ju shfytëzojë dhe do t’ju gjuaj si leckë.

Dhe mua kjo më kujtohet. Tha qo ‘do të dilni shumë keq, se jeni katër parti’. Problem për të funksionuar. Ai e ka thënë prej fillimit, tha do harxhoheni, keqpërdoreni, dhe në fund do të mbteni si leckë. Dhe vërtetë, mbetëm ashtu. Nisën të mos na pyesin dhe përfillin dhe vërtetë dukeshim shumë keq”, tha Taravari.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

olta shfaqet provokuese midis prishtine 688d59520f7b3
Lajmi i mëparshëm

Olta shfaqet provokuese ‘midis’ Prishtine

collaku jemi larg bashkepunimit ushtarak kosove kroaci 688da48f3e229
Lajmi i radhës

Çollaku: Jemi larg bashkëpunimit ushtarak Kosovë-Kroaci

Të fundit nga

ShkoLartë