arben kingji edhe nje mandat shef i shtabit te forcave te shqiperise 6899f2304ecf4

Arben Kingji edhe një mandat shef i Shtabit të Forcave të Shqipërisë

August 11, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për një mandat të dytë.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Emërimi i tij vjen në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kingji siguroi se do të vazhdojë me vendosmëri punën për transformimin e FA në një institucion të fuqishëm, profesional dhe të gatshëm për të përmbushur detyrat kombëtare dhe ato të angazhimeve ndërkombëtare, me synim ruajtjen e respektit dhe dinjitetit për çdo anëtar të Forcave të Armatosura.

“Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të integrohen në mënyrë të qëndrueshme, duke garantuar realizimin profesional të detyrave dhe kontributin tonë për paqen dhe sigurinë, përmes angazhimit në misione dhe operacione në kuadër të Aleancës së NATO-s, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe iniciativave rajonale”, u shpreh ai.

Kingji siguroi aleatët strategjikë dhe partnerët ndërkombëtarë se bashkëpunimi, si në kuadër të Aleancës së NATO-s, ashtu edhe përmes marrëveshjeve dypalëshe, do të mbajë një rol kyç në zhvillimin dhe zbatimin e angazhimeve tona ushtarake dhe gjeostrategjike.

Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet do e paralizojne shtetin 6899e8b41d918
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet do e paralizojnë shtetin!

kryeveprat e igli tares tek milani 6899f2a808931
Lajmi i radhës

Kryeveprat e Igli Tares tek Milani

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë