arben fetai reagon pas thirrjeve ksenofobe ndaj shqiptareve ne ndeshjen maqedoni e veriut rumani 688f2496b7a89

Arben Fetai reagon pas thirrjeve ksenofobe ndaj shqiptarëve në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani

August 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 gusht – Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve ksenofobe dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2027.

 “Dënoj fuqimisht thirrjet ksenofobe dhe gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve që u dëgjuan mbrëmë gjatë ndeshjes. Kjo sjellje është një tradhti e turpshme ndaj vlerave të respektit dhe fair play-it që sporti duhet të mishërojë,” – u shpreh Fetai.

Ai theksoi se ksenofobia dhe gjuha e urrejtjes, pavarësisht nga kush vijnë, nuk kanë vend as në stadiume, as në shoqëri dhe as në një të ardhme të përbashkët.

 “U bëj thirrje tifozëve, autoriteteve sportive dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa të vendosura për të çrrënjosur këtë fenomen. Heshtja dhe mosreagimi vetëm sa e nxisin urrejtjen,” – tha ai.

Në fund, Fetai theksoi se sporti duhet të jetë vend bashkimi dhe jo ndarje:

“Si shtet, duhet të promovojmë gjithëpërfshirjen dhe respektin në çdo aspekt të jetës. Le të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut ku përçarja nuk është opsion, ku diversiteti është forca dhe uniteti është krenaria jonë.”

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamm deri ne 30 minuta pritje ne vendkalimet kufitare tabanoce dhe bogorodice 688f1f6eb10e5
Lajmi i mëparshëm

LAMM: Deri në 30 minuta pritje në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë

task force per produktet bujqesore dhe blegtorale ministri malaj njofton perfundimin e fazes se pare ne terren 688f2df448bb2
Lajmi i radhës

Task Forcë për produktet bujqësore dhe blegtorale, ministri Malaj njofton përfundimin e fazës së parë në terren

Të fundit nga

ShkoLartë