arben fetai prezanton ne kumanove planin operativ per punesim 2025 40 milione euro per mbi 16 000 qytetare 687188c6b1aed

Arben Fetai prezanton në Kumanovë Planin Operativ për Punësim 2025: 40 milionë euro për mbi 16.000 qytetarë

July 11, 2025
1 minut lexim

Kumanovë, 11 korrik – Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka prezantuar sot në Kumanovë Planin Operativ për Punësim 2025, me një buxhet prej 40 milionë eurosh që synon të përfshijë mbi 16.000 qytetarë në mbarë vendin. Ky plan ambicioz parasheh masa konkrete për punësim, vetëpunësim dhe trajnime profesionale, si pjesë e përpjekjeve për të rritur mundësitë ekonomike dhe për të fuqizuar kapitalin njerëzor, përcjell Zhurnal.mk.

“Është ndjesi e veçantë të flasësh për të ardhmen në qytetin ku kam hedhur hapat e parë. Të jesh pranë njerëzve me të cilët ndaj kujtime, rrënjë dhe përgjegjësi, i jep kësaj nisme një domethënie të veçantë,” theksoi Fetai gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se ky plan është një investim strategjik për të rinjtë dhe brezin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit aktiv dhe të palëkundur në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.

“Vazhdojmë pa u ndalur,” përfundoi Fetai, duke lënë të kuptohet se nismat për zhvillim dhe përparim do të vazhdojnë me intensitet të shtuar.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hyundai prezanton nje tjeter model elektrik 68718580e067f
Lajmi i mëparshëm

Hyundai prezanton një tjetër model elektrik

mpb maqedonia e veriut pjese e aksionit nderkombetar kunder trafikimit me njerez 68718c0e57622
Lajmi i radhës

MPB: Maqedonia e Veriut pjesë e aksionit ndërkombëtar kundër trafikimit me njerëz

Të fundit nga

ShkoLartë