arben fetai nje dite e qeverise vlen peshon me shume se nje mandat i tere i bdi se 6877645a28412

Arben Fetai: Një ditë e Qeverisë VLEN peshon më shumë se një mandat i tërë i BDI-së!

July 16, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka deklaruar se vetëm një ditë pune e Qeverisë të udhëhequr nga VLEN peshon më shumë se një mandat i tërë i qeverisjes paraprake të BDI-së. Në një postim publik, ai ka përmendur disa nga vendimet kryesore të marra në seancën e fundit qeveritare, duke i cilësuar si premtime të mbajtura dhe hapa konkretë në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Sipas tij, Medreseja “Isa Beu” ka fituar për herë të parë një status të qartë juridik – një kërkesë e kahershme që tashmë është bërë realitet. Ndërkohë, është miratuar edhe Ligji për lojërat e fatit, i cili parashikon largimin e kazinove dhe bastoreve nga afërsia e shkollave, si masë për mbrojtjen e të rinjve dhe buxheteve familjare.

Qeveria ka ndarë gjithashtu 205 milionë euro për sektorin e shëndetësisë, përfshirë rikonstruktimin e Spitalit të Tetovës dhe ndërtimin e një spitali të ri në Kërçovë. Po ashtu, janë ndarë 110.5 milionë denarë për projektin e ujësjellësit në Luboten dhe Lubancë.

Një tjetër vendim i theksuar nga Fetai është rikonstruktimi i terreneve sportive në çdo vendbanim, me qëllim nxitjen e të rinjve drejt sportit dhe larg zakoneve të dëmshme.

“Nuk ka të ndalur!”, përfundon ai mesazhin e tij, duke paralajmëruar një ritëm të lartë reformash dhe angazhimesh nga Qeveria aktuale.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb shpall konkurs per pranimin e 150 policeve te rinj ne shkup keto jane kushtet 68775b6a102b1
Lajmi i mëparshëm

MPB shpall konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj në Shkup, këto janë kushtet

fkf gruri me cilesi te mire dhe rendiment te kenaqshem institucionet kompetente ne menyre aktive te perfshihen ne mbikeqyrjen e blerjes 68776979a6169
Lajmi i radhës

FKF: Gruri me cilësi të mirë dhe rendiment të kënaqshëm, institucionet kompetente në mënyrë aktive të përfshihen në mbikëqyrjen e blerjes

Të fundit nga

ShkoLartë