arben fetai nga bogovina albini na tha mos u korruptoni sepse kush korruptohet perfundon te serbia 68e70fd6ee134

Arben Fetai nga Bogovina: Albini na tha: mos u korruptoni, sepse kush korruptohet përfundon te Serbia!

October 9, 2025
1 minut lexim

Bogovinë, 8 tetor – Arben Fetai, njëri nga liderët e VLEN tha në tubimin në Bogovinë se përballemi me një opozitë që e ka humbur fijen dhe që nuk ofron asnjë zgjidhje

Si e tillë, tha ai, nuk kontribuon as në Kuvend qoftë me një iniciativë të vetme në këto 15 muaj sa jemi në qeverisje, “pra opozitë që është destruktive”.

“Në fillim thanë se këto bien për një muaj, tre muaj, nuk ndodhi duke na dhënë afate, dhe na sulmuan në shumë pika me propagandë. Dhe kur i pyet mbështetësit e tyre se si u deshqiptarizuan institucionet nuk kanë asnjë përgjigje, 2.300 punësime, 700 avancime”, tha Fetai.

Tha se kemi realizuar punë që opozita nuk i bëri për 23 vite, siç është ligji i përfaqësimit të drejtë si një nga shtyllat e MO-së brenda një afati 6 mujor.

Këta njerëz, duke aluduar poashtu te opozita, sipas Fetait e bënë Ballkanin e hapur, sollën bankat serbe me aksionet e tyre.

Por përgjigja e Fetait lidhur me këtë është e thjeshtë: Ai rikujton bisedën që kanë pasur me Albin Kurtin pasi u largua Taravari, Albini na tha: mos u korruptoni, sepse kush korruptohet përfundon te Serbia mu si këta”, nënvizoi Fetai.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali muhamed elmazi eshte simboli i perkushtimit vizionit dhe ndryshimit qe ia vlen 68e708b453924
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Muhamed Elmazi është simboli i përkushtimit, vizionit dhe ndryshimit që ia VLEN!

raporti i bb shqiperia me shitjet me te larta te makinave ne vendet e europes dhe azise qendrore 68e74a2eadafc
Lajmi i radhës

Raporti i BB: Shqipëria me shitjet më të larta të makinave në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore

Të fundit nga

ShkoLartë