1
Zv/kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka deklaruar se koalicioni ka dhënë sot mbështetje të fuqishme për kandidaturën e profesor Nexhmedin Sadikut për kryetar të Komunës së Likovës.
“Sot, si një trup i vetëm, zbarkuam në Sllupçanin legjendar për t’i dhënë mbështetje profesor Nexhmedin Sadikut, kryetarit të ardhshëm të Komunës së Likovës”, shkroi Fetai.
Ai theksoi se Sadikun e njeh çdo familje në Likovë dhe se gjëja e parë që do të bëjë është rikthimi i besimit tek komuna. “E dyta, do të dëshmojë se politika mund të bëhet me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin”, u shpreh Fetai.
Duke folur për aleancën politike, Fetai shtoi se “Nexha me VLEN-in dhe Likova me Nexhën është garancia e fitores sonë të madhe”.


