ARBEN FETAHI

Arben Fetai emërohet në krye të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë

February 2, 2026
1 minut lexim

Koordinatori Nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Latif Arifi, ka njoftuar se zv kryeministri Arben Fetai është emëruar në krye të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, duke e cilësuar këtë vendim si një moment kyç në forcimin e luftës kundër korrupsionit.

Sipas Arifit, emërimi i Fetait, si shqiptari i parë në këtë pozitë, shënon një kthesë të rëndësishme institucionale, pasi vendos në qendër hetimin financiar dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.

Ai ka theksuar se ky është një mesazh i qartë se shteti po synon rrënjët e korrupsionit, duke goditur drejtpërdrejt pasurinë dhe interesat e të paprekshmëve.

“Në një sistem ku korrupsioni është mbrojtur me heshtje dhe pushteti është përdorur si mburojë për të paprekshmit, sot po tentohet një çarje e rrezikshme për ata që janë mësuar të mos japin llogari.
Mbledhja konstituive e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë nuk është ceremonial, por paralajmërim se goditja po shkon te pasuria dhe rrënjët e korrupsionit. Arben Fetai , shqiptari i parë në krye, po vendos një vijë ndarëse mes kompromisit dhe integritetit, mes fasadës dhe transparencës. IA VLEN”, ka shkruar Latifi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

latifi kritikon chomskyn per lidhjet me epstein dhe qendrimet publike 698088368bab8
Lajmi i mëparshëm

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

zv kryeministri i pare bekim sali nis viziten zyrtare ne bruksel me takim me ambasadoren e qipros 6980afa1146a7
Lajmi i radhës

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali nis vizitën zyrtare në Bruksel me takim me ambasadoren e Qipros

Të fundit nga

ShkoLartë