arbana osmani shfaqet krah beniada nishanit dhe jori dellit 68c528b1c5859

Arbana Osmani shfaqet krah Beniada Nishanit dhe Jori Dellit

September 13, 2025
1 minut lexim

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të veçantë.

Ajo publikoi në InstaStory një fotografi krah dy bukurosheve që janë bërë të dashura për publikun falë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania: Beniada Nishani dhe Jori Delli.

Beniada ishte konkurrente në edicionin e parë të reality shout më të ndjekur në vend, ndërsa Jori mori pjesë në edicionin e dytë.

Image

 Arbana, Jori dhe Beniada

Të dy këto sezone u prezantuan nga Arbana, e cila prej vitesh është kthyer në figurën ikone të spektaklit.

Fotoja e publikuar dëshmon se përtej kamerave dhe skenës, Arbana ka ruajtur një marrëdhënie miqësore e të ngrohtë me ish-banorët, të cilët i ka përkrahur edhe pas përfundimit të aventurës së tyre televizive.

Miqësia e tyre ka marrë menjëherë vëmendje në rrjete sociale, ku fansat kanë komentuar pozitivisht mbi lidhjen e vazhdueshme mes moderatores dhe ish-banoreve.

Ky ribashkim i vogël mes Arbana Osmanit, Beniada Nishanit dhe Jori Dellit ka ngjallur nostalgji tek ndjekësit, duke rikthyer kujtimet e edicioneve të kaluara të Big Brother VIP Albania.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraine prodhim i perbashket armesh me shba dhe gjermanine 68c5226d90c28
Lajmi i mëparshëm

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

deponite me mbeturina te perziera jane nder me te rrezikshmet 68c52cd886bb8
Lajmi i radhës

Deponitë me mbeturina të përziera janë ndër më të rrezikshmet

Të fundit nga

ShkoLartë