arabia saudite rihap pjeserisht aeroportin e riadit pas sulmit me viktima teksa huthit kercenojne me goditje te reja 6adf275bb6da9

Arabia Saudite rihap pjesërisht aeroportin e Riadit pas sulmit me viktima, teksa Huthit kërcënojnë me goditje të reja

October 26, 2026
1 minut lexim

Arabia Saudite ka njoftuar se dy terminale të aeroportit kryesor të vendit rifilluan funksionimin të dielën, edhe pse rebelët Huthi të Jemenit, të afërt me Iranin, u zotuan të vazhdojnë sulmet ndaj objektit, duke thënë se ai mbetet një “objektiv ushtarak”.

 Aeroporti Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad kishte pezulluar operacionet më 10 tetor, pas një sulmi për të cilin morën përgjegjësinë Huthit, ku u vranë 13 persona.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në mbretëri në më shumë se një dekadë.

Arabia Saudite ka njoftuar se të dielën kishte interceptuar një valë tjetër raketash dhe dronësh, ndërsa luftimet me grupin militant vazhdonin pa u ndalur.

Pas njoftimit të autoriteteve saudite për rifillimin e pjesshëm të operacioneve në aeroport, zëdhënësi ushtarak i Houthëve, Yahya Saree, është zotuar se objekti “nuk do të jetë kurrë i sigurt” dhe u ka bërë thirrje linjave ajrore, punonjësve të aeroportit dhe udhëtarëve që të mos e përdorin atë.

Të shtunën vonë, aeroporti ka njoftuar se, duke filluar nga e diela, Terminali 1 do të përdorej për fluturimet e brendshme, ndërsa Terminali 2 për fluturimet ndërkombëtare të operuara nga kompanitë ajrore kombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qelloi me arme zjarri para baneses se ish bashkejetueses arrestohet 37 vjecari ne roskovec 6adf271d78f42
Lajmi i mëparshëm

Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec

nafta arrin ne 116 dollare per fuci pritet vendimi per cmimet e reja te karburanteve 6adf27b063049
Lajmi i radhës

Nafta arrin në 116 dollarë për fuçi, pritet vendimi për çmimet e reja të karburanteve!

Të fundit nga

ShkoLartë