apple po konsideron blerjen e motorit te kerkimit ai

Apple po konsideron blerjen e motorit të kërkimit AI Perplexity

July 1, 2025
1 minut lexim

Ekzekutivët e Apple po mendojnë blerjen e Perplexity AI, një lëvizje e cila shërben jo vetëm për afrimi e talenteve në këtë fushë por edhe ofrimin e një motori kërkimit bazuar në AI në të ardhmen sipas Bloomberg.

Bisedime të brendshme janë realizuar ndërsa ende nuk është bërë një ofertë formale. Ekzekutivët gjithashtu po diskutojnë një alternativë tjetër në vend të blerjes që është bashkëpunimi i ngushtë mes tyre. Ideja është zhvillimi i një motori kërkimi AI ose integrimi i tij në Siri.

Ndërsa Apple nuk ka bërë një ofertë, Bloomberg thotë se janë bërë disa takime në muajt e fundit. Në muajin Maj Eddy Cue diskutoi integrimin e Perplexity në shfletuesin Safari.

Aktualisht Apple ka një marrëveshje me Google prej të cilës përfiton 18 miliardë dollarë në vit për ta bërë atë motorin kryesor të kërkimit. Nëse Apple detyrohet nga autoritetet Amerikane për të shkëputur marrëveshjen me Google e cila është kritikuar vazhdimisht si antikonkurruese, gjiganti i iPhone mund të vijojë me blerjen e Perplexity. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai taravari ka mbetur i vetmuar dhe i transformuar 68640c2cd5682
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Taravari ka mbetur i vetmuar dhe i transformuar

IMG 6245
Lajmi i radhës

Nga Shkupi, Kurti falënderon Mexhitin: Kufijtë hapen, bashkëpunimi forcohet

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë