apeli verteton aktgjykimin ndaj te akuzuarit e b per krime lufte 68656edc075f4

Apeli vërteton aktgjykimin ndaj të akuzuarit E.B. për krime lufte

July 2, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së të akuzuarit E.B., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.47/2023, të datës 19 korrik 2024.

Njoftimi:

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, sipas aktgjykimit PS.nr.47/2023, të datës 19.07.2024, të akuzuarin E.B., e ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale krime lufte kundër popullatës civile, nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ, duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim nga data 19.10.2022 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim, ndërsa të dëmtuarit në këtë çështje penale janë udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike në kontest juridiko-civil”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Më tej thuhet se, Gjykata e Apelit, pas analizimit të aktgjykimit të ankimuar, së bashku me shkresat e lëndës, ka vlerësuar pretendimet ankimore dhe ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të KPPRK, për të cilat shkelje përkujdeset edhe sipas detyrës zyrtare, për faktin se dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm ndërsa në arsyetim janë dhënë arsyet e plota dhe të qarta për faktet vendimtare, andaj aktgjykimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje tjetër të cilat do ta kushtëzonin anulimin e detyrueshëm të tij e as që është shkelur ligji penal në dëm të akuzuarit siç pretendon mbrojtja në ankesë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prishtina transferon futbollistin taipi 68656ed8cada9
Lajmi i mëparshëm

Prishtina transferon futbollistin Taipi

serish bllokohen rruget ne serbi qytetaret nuk e durojne me vuciqin 68656ff17b395
Lajmi i radhës

Sërish bllokohen rrugët në Serbi – qytetarët nuk e durojnë më Vuçiqin

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë