apeli vendos nga burgim i perjetshem ne denim 35 vite per vrasje eugert merizaj pritet te ekstradohet ne shqiperi 6a2eea0fda5ee

Apeli vendos, nga burgim i përjetshëm në dënim 35 vite për vrasje, Eugert Merizaj pritet të ekstradohet në Shqipëri

June 14, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të pranojë njohjen e vendimit nga burgim I përjetshëm në 35 vite dënim për Eugert Merizajn, një 35 vjeçar, i cili në mungesë të rekursit të prokurorisë do të transferohet si i burgosur në Shqipëri.

Pasi apeli u vu në lëvizje nga britanikët që kundërshtuan  njohjen me 32 vite  burgim të Merizaj, në këtë vendim të zbardhur gjatë javës gjykata e shkallës së dytë shprehet se ky dënim nga gjykata e Fierit nuk përputhet me marrëveshjen dy palëshe që i hap rrugë transferimit.

Siç rezulton në  shkresa pakënaqësia e britanikëve lidhej me mënyrën si po llogaritej burgosja. Sipas britanikëve që i janë përmes ambasadës i drejtuar ministrisë së drejtësisë kjo gjë  mund të sillte në Shqipëri lirimin e mëvonshëm të vrasësit dhe me këtë argument kanë  kërkuar apelimin.

Duke pranuar shqetësimin e tyre, gjykata e apelit vëren gjithsesi se mungesa e një qëndrimi të unifikuar  institucional  rrezikon të mos i shërbejë qëllimit që është bashkëpunimi ndërkombëtar. Në vendim thuhet se i burgosuri Merizaj, i kthyer në një personazh TikToku e po aq edhe mediatik, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen Hemawand Ali hyssein krim i ndodhur për influenca droge. Megjithëse nuk identifikohet si personi që e qëlloi viktimën me çifte, Merizaj u angazhua  në një takim tetë ditë para krimit dhe më pas ekspozohet për blerjen e një sopate dhe  litarëve që i transportoi në vendngjarje.

Gjykata thotë se në krim morën pjese tete persona ndërsa si bashkëpunëtorë shfaqen Noza Safari, Qazim Marku dhe Dorian Prija të dënuar për vrasje me paramendim.

Njohja e dënimit të Merizaj u krye në bazë të marrëveshjes dy palëshe që ka sjellë dhjetëra shqiptarë nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Nga nënshkrimi i marrëveshjes për të transferuar të dënuarit shqiptarë llogaritet të sillen afro 200 të burgosur, për të cilët mbas dhënies së pëlqimit janë hapur procese gjyqësore për njohjen e dënimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

numerohen mbi 40 e votave me poste vetevendosje ne epersi te thelle 6a2ee995135fb
Lajmi i mëparshëm

Numërohen mbi 40% e votave me postë: Vetëvendosje në epërsi të thellë

momenti kur aeroplani ushtarak indian del nga pista pese te vdekur 6a2eea7035a74
Lajmi i radhës

Momenti kur aeroplani ushtarak indian del nga pista, pesë të vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë