apeli i auron tares te riparohen urat mbi vjose atraksion turistik per te huajt dhe mundesi komunikimi per fshatrat 688a586a6c099

Apeli i Auron Tares: Të riparohen urat mbi Vjosë, atraksion turistik për të huajt dhe mundësi komunikimi për fshatrat

July 30, 2025
min lexim

Studiuesi Auron Tare në një postim në rrjetin social facebook, i bën apel institucioneve përgjegjëse të mos lënë në harresë Urat e dikurshme mbi Luginën e Vjosës, të cilat janë dëshmi historike e rëndësishme.

Tare thotë se për dekada me radhë, urat kanë qënë e vetmja mundësi  e komunikimit midis fshatrave në Luginën e Vjosës.

“Të ndërtuara me beton arme,  struktura metalike dhe kavo çeliku i kanë rezistuar kohës deri më sot edhe pse të lëna në harresë.

Me shumë pak para ato mund të riparohen duke vendosur përsëri dërrasat prej druri dhe zëvendësur ndonjë prej kavove të çelikut.

Duke i pastruar dhe hapur shtigjet përsëri ato mund të kthehen në një atraksion turistik për të gjithë ata që do të donin të ecnin në monopatet e Vjosës.

Me tabela të thjeshta mund të përshkruhet historia e tyre në periudhën komuniste për të treguar komunikimin rural në ato kohëra. Ndërkohë risjellja e tyre për turizmin do të rihapte përsëri mundësinë e kalimit në fshatra përgjatë Luginës”, shkruan Auron Tare.

Postimi i plotë

Urat e Dikurshme dhe Zipline i Përmetit.

Përgjatë pejsazhit të mrekullueshëm të Vjosës një sy i vëmendshëm mund të shikojë aty këtu disa struktura metalike dhe kavo çeliku që shtrihen nga njëri breg tek tjetri.

Të ndryshkura, mes një bimësie të harlisur  ato janë një dëshmi historike shumë e rëndësishme.

Për dekada me rradhë kanë qënë e vetmja mundësi  e komunikimit midis fshatrave në Luginën e Vjosës.

Të ndërtuara me beton arme,  struktura metalike dhe kavo çeliku i kanë rezistuar kohës deri më sot edhe pse të lëna në harresë.

Me shumë pak para ato mund të riparohen duke vendosur përsëri dërrasat prej druri dhe zëvendësur ndonjë prej kavove të çelikut. Duke i pastruar dhe hapur shtigjet përsëri ato mund të kthehen në një atraksion turistik për të gjithë ata që do të donin të ecnin në monopatet e Vjosës. Me tabela të thjeshta mund të përshkruhet historia e tyre në periudhën komuniste për të treguar komunikimin rural në ato kohëra. Ndërkohë risjellja e tyre për turizmin do të rihapte përsëri mundësinë e kalimit në fshatra përgjatë Luginës.

Por fondet e turizmit shkojnë për gjëra jo vetëm të pa dobishme por dukshëm pa asnjë ndikim në Luginën e Vjosës.

Info Pointet e famshme që tashmë kanë filluar të ndryshken janë të braktisura.  Një info pont gjigand po ndërtohet në memorien natyrore të Përmetit në atë qe njihen si Guri i Qytetit. Se cfarë roli do lozë ky info point askush nuk di të thotë aq me shumë kur Qyteti ka prej vitesh një info point normal në Qendër.

Fondi shqiptar i zhvillimit ka ftuar nje nga ato studiot e huaja të zhvillojë një projekt për një ZipLine ku njerzia do lëshohet nga një shkëmb i Vjosës për tek ana tjetër e Lumit. Përse njerëzit duhet të provojnë ZipLine edhe në Përmet askush nuk di ta shpjegojë.

Ndërko me një të dhjetën e fondeve që harxhohen  për kotësira mund  të riparoheshin urat prej çeliku të Vjosës  jo vetëm si shenja të rëndësishme të trashëgimisë por edhe si tërheqje turistike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi i siljanovska davkova me keshillin e ambasadoreve perforcimi i kapaciteteve te jashtme politike te vendit 688a4f0a80a90
Lajmi i mëparshëm

Takimi i Siljanovska-Davkova me Këshillin e ambasadorëve: Përforcimi i kapaciteteve të jashtme politike të vendit

asani i ben tifozet te enderrojne 688a58e1a74a3
Lajmi i radhës

Asani i bën tifozët të ëndërrojnë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë