aparature moderne per rezonance magnetike ne kliniken kirurgjike shen naum i ohrit aliu vazhdojme me projekte per avancimin e procedurave diagnostikuese 691f1791be9d4

Aparaturë moderne për rezonancë magnetike në Klinikën Kirurgjike “Shën Naum i Ohrit”, Aliu: Vazhdojmë me projekte për avancimin e procedurave diagnostikuese

November 20, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 nëntor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me kryeministrin, Hristijan Mickoski, sot e vizituan Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naum i Ohrit”, ku është siguruar një aparat modern dhe i gjeneratës më të re për rezonancë magnetike.

Vazhdojmë aty ku ndalëm për shkak të zgjedhjeve lokale. Ky është edhe një projekt tjetër i realizuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për avancimin e procedurave diagnostikuese, me qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore në kohë reale dhe me cilësi më të lartë”, deklaroi ministri Aliu.

Drejtori i klinikës, Nebojsha Nastov, theksoi se vitin e kaluar institucioni është pajisur me aparaturë moderne mjekësore me vlerë totale prej 90 milionë denarësh.

“Me këtë gjeneratë të re të aparateve për rezonancë magnetike shkurtohet koha e ekzaminimeve dhe rritet numri i kontrollimeve që mund të kryhen brenda ditës. Me aparatin paraprak, i cili ishte 16 vjet i vjetër, kryheshin rreth 4.000 rezonanca magnetike në vit, ndërsa me aparatin e ri presim të realizohen të paktën 5.000 incizime vjetore. Përveç aparatit më të ri për rezonancë magnetike, në klinikë janë siguruar edhe dy kolona të reja laparoskopike dhe instrumente për traumatologji”, shtoi drejtori Nastov.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi takon drejtorin e ndi se per europe dhe euroazi scott bates 691f10747e108
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi takon drejtorin e NDI-së për Europë dhe Euroazi, Scott Bates

shkumbini iu permbyti banesen kerkohet evakuimi i familjes ne librazhd 691f199427605
Lajmi i radhës

Shkumbini iu përmbyti banesën, kërkohet evakuimi i familjes në Librazhd

Të fundit nga

ShkoLartë