aparat i ri eho per diagnostifikim te shpejte ne spitalin gjinekologjik ne cair 6893848a48044

Aparat i ri EHO për diagnostifikim të shpejtë në Spitalin Gjinekologjik në Çair

August 6, 2025
1 minut lexim

Spitali gjinekolojik “Nëna Terezë” në Çair u bë me aparat të ri EHO, me çka dukshëm përmirësohet diagnostikimi tek gratë shtatzëna dhe pacientet me probleme gjinekologjike, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje transmetojnë se ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës në spital, theksoi se me aparaturën e re përforcohet kujdesi për shëndetin e grave, mu atje ku është më se i nevojshëm.

– Me aparaturën e re po e forcojmë kujdesin për shëndetin e grave, pikërisht aty ku është më së shumti e nevojshme. Ky hap i rëndësishëm u mundësua me mbështetjen e SHA MEPSO, e cila siguroi mbi 2.7 milionë denarë, si dhe me mjete të veta në vlerë prej 800 mijë denarësh nga Spitali Special për Gjinekologji “Nëna Terezë”–Çair. Një falënderim i madh për MEPSO si kompani shoqërisht përgjegjëse, dhe për drejtorin Burim Latifi, me të cilin sot së bashku vizituam spitalin. Pas çdo aparati qëndron kujdesi për çdo grua, për çdo nënë shtatzënë, për çdo jetë të re”, deklaroi ministri Aliu gjatë vizitës në këtë institucion shëndetësor

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jasir ibrahimi mohon punesimin permes zeqirija ibrahimit 689384871fb0e
Lajmi i mëparshëm

Jasir Ibrahimi mohon punësimin përmes Zeqirija Ibrahimit

photo output 9
Lajmi i radhës

Kostovski: Fillon realizimi i projektit të ujësjellësit për Lubotenin dhe Lubancën

Të fundit nga

ShkoLartë