Anxhelo Koci ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Ma Belle”.
Një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për melodinë dhe tekstin, por edhe për praninë e një fytyre tashmë të njohur për publikun shqiptar: Livia Brunga, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4.
Kënga, e cila përkthehet si “E bukura ime” nga frëngjishtja, sjell një frymë romantike të shoqëruar me ritme të buta dhe një atmosferë intime.
Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë është fakti se teksti dhe produksioni muzikor janë realizuar nga vetë Koci, duke e dëshmuar edhe një herë si një artist të kompletuar që zotëron kontroll të plotë mbi krijimtarinë e tij.
Videoklipi është realizuar nga Magic Pro, një studio që tashmë njihet për cilësinë e lartë të produksioneve muzikore.
Pamjet janë të kuruara me kujdes dhe e përcjellin bukur historinë emocionale të këngës, me Livian në rolin kryesor. Ajo shfaqet në skena që ndërthurin ndjeshmërinë me estetikën, duke sjellë një imazh të fortë vizual që përforcon mesazhin e këngës.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, ku premton të jetë një hit veror.
Burimi: botasot.info


