antoviq denohet me 4 vjet e 11 muaj burg per sulm ndaj kfor it ne zvecan 6890b8322356b

Antoviq dënohet me 4 vjet e 11 muaj burg për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

August 4, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të pandehurit M.A (Millosh Antoviq), i cili akuzohej për ushtrim dhune gjatë protestës së 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit.

Sipas aktakuzës së PSRK-së, M.A. është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim efektiv si dhe me 20 mijë euro gjobë.

Ai ngarkohej me disa vepra penale, përfshirë: sulm ndaj personit zyrtar (KFOR-it), pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotropike, posedim të paautorizuar të armëve.

Në një reagim në Facebook, Prokuroria Speciale thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues dhe zbatimin e ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ballkani zbulon kundershtarin e ardhshem ne rast se kualifikohen tutje ndaj shamrock rovers 6890b7f682d38
Lajmi i mëparshëm

Ballkani zbulon kundërshtarin e ardhshëm në rast se kualifikohen tutje ndaj Shamrock Rovers

dialogu nen hijen e krizes se brendshme politike be tregon se kur do te kete takim te radhes 6890b9222aa8b
Lajmi i radhës

Dialogu nën hijen e krizës së brendshme politike, BE tregon se kur do të ketë takim të radhës

Të fundit nga

ShkoLartë