IBE PALIKUQI 1

Ansambli “Ibe Palikuqi” nga Shkupi vazhdon rrugëtimin kulturor ndërkombëtar!

September 18, 2025
1 minut lexim

Pas një viti të mbushur me suksese në skenat ndërkombëtare, me pjesëmarrje në festivalet prestigjioze në Dubai, Pamukkale dhe Bodrum të Turqisë, Ansambli “Ibe Palikuqi” tashmë do të udhëtojë drejt Bullgarisë për të sjellë para publikut ndërkombëtar traditën dhe kulturën shqiptare.

Ftesa për të marrë pjesë në këtë aktivitet erdhi nga Komuna e Septemvrit dhe Ansambli Folklorik “Zagorovche”. Ansambli ynë do të jetë pjesë e edicionit të tretë të festivalit ndërkombëtar “September Folklore Holidays”, i cili do të mbahet nga 19 deri më 21 shtator 2025 në Bullgari.

Me një grup prej rreth 30 pjesëmarrësish valltarë, udhëheqës dhe drejtues “Ibe Palikuqi” do të prezantojë disa valle nga repertori tradicional shqiptar, duke sjellë para publikut të gjerë thesarin tonë kulturor.

“Ky është një hap i rëndësishëm për afirmimin e kulturës sonë në skenën evropiane. Falënderojmë të gjithë mbështetësit dhe dashamirët e kulturës shqiptare. Do të kthehemi me përvoja të reja, emocione dhe kujtime të paharrueshme,” u shprehën nga ansambli.

IBE PALIKUQI 2

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adelina ismaili hajrulla ceku ministri me i mire i kultures qe ka pasur kosova 68cbc031f2483
Lajmi i mëparshëm

Adelina Ismaili: Hajrulla Çeku, ministri më i mirë i Kulturës që ka pasur Kosova

IZET MEXHITI 2 3
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi po ndryshon për çdo ditë, lagja Gazi Babë shembull i punës së VLEN-it në qeveri (VIDEO)

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë