IMG 7f4db3aaef10a016389efe51bb2ec0cd V

Ansambli “Ibe Palikuqi” mahnit në Sharjah, performon para personaliteteve të larta të Emirateve

February 11, 2026
1 minut lexim

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” ka dhuruar një spektakël të paharrueshëm në Sharjah të Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të aktiviteteve kulturore “Sharjah Heritage Days”. Me një performancë plot ngjyra, ritëm dhe energji folklorike, artistët shqiptarë prezantuan para publikut ndërkombëtar vlerat autentike të traditës sonë.

IMG f250a95ff7c1370239df2819760d7195 V

Mbrëmja u zhvillua në praninë e personaliteteve të rëndësishme kulturore të Emirateve, si dhe artistëve nga vende të ndryshme të botës. Spektaklin e ndoqi edhe djali i mbretit të Sharjahut, nga familja Al Qasimi, His Highness Sheikh Mohammed bin Sultan, duke i dhënë kështu një peshë të veçantë paraqitjes së ansamblit shqiptar.

Eventin e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore, Dr. Abdul Aziz Al Musallam, i njohur për mbështetjen e promovimit të kulturave në arenën ndërkombëtare. Përfaqësuesit e ansamblit u shprehën krenarë për prezantimin dinjitoz të kulturës shqiptare dhe falënderuan organizatorët për mikpritjen në Sharjah.

IMG 0ddad6505f941538de67690cb911a76e V

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vitia albin kurti mandatar per formim te qeverise 698cd630d9156
Lajmi i mëparshëm

Vitia: Albin Kurti mandatar për formim të Qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë