IMG 700246155768cbfa1d377dca0fa30686 V1 scaled

Ansambli “Ibe Palikuqi”, ambasador i kulturës shqiptare në botë, 2025-ta ishte vit rekord paraqitjesh dhe suksesi

December 30, 2025
1 minut lexim

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi po e përmbyll vitin 2025 si një nga kolektivët më aktivë dhe më të suksesshëm në skenën kulturore shqiptare, duke realizuar dhjetëra paraqitje artistike brenda dhe jashtë vendit si dhe duke promovuar me dinjitet vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare.

Gjatë këtij viti, ansambli ka shënuar një rrugëtim të pasur artistik, të karakterizuar nga përkushtimi i vazhdueshëm, organizimi profesional dhe bashkëpunimi i ngushtë mes tre grupeve përbërëse. Çdo paraqitje ka qenë dëshmi e dashurisë për vallen, këngën dhe folklorin shqiptar, duke u pritur me interes dhe duartrokitje nga publiku vendas dhe ndërkombëtar.

Në kuadër të aktiviteteve të vitit 2025, Ansambli “Ibe Palikuqi” ka performuar në ngjarje dhe festivale të rëndësishme kulturore në Dubai, Turqi (Denizli–Pamukkale dhe Bodrum), Bullgari, Kosovë (Viti dhe Prizren), Shqipëri (Vlorë) si dhe në Shkup, përfshirë pjesëmarrjen në “Mbrëmjet folklorike”, “Folk Fest”, aktivitete kulturore tradicionale dhe xhirime televizive në TVM2.

Paraqitjet janë realizuar nga të tri grupet e ansamblit, të cilat kanë dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi dhe përfaqësimi dinjitoz të kulturës shqiptare në skena të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale.

IMG 700246155768cbfa1d377dca0fa30686 V

Viti 2025 konsiderohet si një arritje e rëndësishme për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi”, duke shërbyer si bazë e fortë për projekte edhe më ambicioze dhe suksese të reja në vitet në vijim.

Ansambli “Ibe Palikuqi” vazhdon të mbetet zë, shpirt dhe krenari e kulturës shqiptare RMV dhe jo vetëm, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë folklorike për brezat e ardhshëm.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fondi pensional pensionet e dhjetorit do te paguhen ne kohe me 2 janar 2026 6953acf44bfed
Lajmi i mëparshëm

Fondi Pensional: Pensionet e dhjetorit do të paguhen në kohë më 2 janar 2026

hetuesi eduart kaloshi diplomohet ne akademine kombetare te fbi se 6953b97509710
Lajmi i radhës

Hetuesi Eduart Kaloshi diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Të fundit nga

ShkoLartë