ankohej per dhimbje veshkash zbardhet dosja si e realizoi arratisjen spektakolare altin ndoci goditi ne kraharor policin ai ra mbi kolegun tjeter 696e34a3ab57b

“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Zbardhet dosja, si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun tjetër

January 19, 2026
1 minut lexim

Është zbardhur momenti i arratisjes së Altin Ndocit, teksa ishte dërguar në spitalin e Durrësit për një kontroll mjekësor.

Në dosjen hetimore, të siguruar nga Top Channel, thuhet se Altin Ndoci realizoi arratisjen teksa po priste për një rikontroll brenda asaj ditë ne spitalin e Durrësit.

Gjatë kësaj kohe, ai ankohej për dhimbje veshkash dhe ka shkuar katër herë në tualet. Në momentin sapo efektivët i kanë hapur zgarën e hekurit për te tualeti, i paraburgosuri Altin Ndoci e ka goditur me grusht në mes të kraharorit punonjësin e policisë Fatjon Baçi dhe ai ka rënë mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy janë rrëzuar përtokë.

Më pas i paraburgosuri Altin Ndoci ka ikur me vrap nëpër korridor dhe dy punonjësit e policisë janë ngritur dhe kanë filluar të vrapojnë pas tij, por që në një moment Fatjon Baçi ka rrëshqitur nëpër shkallë dhe pasi është ngritur përsëri dhe kanë vazhduar ndjekjen deri tek dalja.

Sapo ka dalë tek dera kryesore Fatjon Baçi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka gjuajtur një herë në tokë për ta trembur të arratisurin dhe për ta bërë të dorëzohet, por ai ka vazhduar të largohej me vrap.

Në dosje thuhet më tej se punonjësit e policisë kanë dalë deri tek rruga kryesore dhe disa banorë aty përreth u kanë thënë se i arratisuri kishte ikur në drejtim të kodrës, me një makinë të zezë. Më pas Fatjon Baçi ka tentuar të telefonojë 129, por nuk i janë përgjigjur, ndërsa Sali Ferrollari ka kontaktuar me Sp. Informacionit në IEVP Durrës, thuhet në dosje.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

juventusi refuzon ofertat per pierre kalulu mbrojtesi nuk eshte ne shitje 696e33f42ede6
Lajmi i mëparshëm

Juventusi refuzon ofertat për Pierre Kalulu: Mbrojtësi nuk është në shitje

keqperdorimet me leje te armeve cka iu sekuestrua kater te arrestuarve 696e35010def8
Lajmi i radhës

Keqpërdorimet me leje të armëve, çka iu sekuestrua katër të arrestuarve?

Të fundit nga

ShkoLartë