ankete e crpc se per tearcen daut memishi nga vlen bindshem para nazim taipit te aki se 68d8506e38448

Anketë e CRPC-së për Tearcën: Daut Memishi nga VLEN bindshëm para Nazim Taipit të AKI-së

September 27, 2025
1 minut lexim

Një anketë e realizuar në terren nga CRPC, tregon perceptimet e qytetarëve të Tearcës për qeverisjen lokale dhe zgjedhjet e ardhshme. Në pyetjen “A mendoni se Komuna e Tearcës është qeverisur mirë gjatë mandatit të kaluar”, 21% e qytetarëve kanë vlerësuar qeverisjen si shumë mirë, 24,3% si mirë, 15,6% neutral, ndërsa 14,3% e konsiderojnë të dobët dhe 24,8% shumë të dobët.

Sa i përket zgjedhjeve lokale për kryetar komune më 19 tetor, madje 61,2% e të anketuarve do të votonin për Daut Memishin nga koalicioni VLEN, ndërsa 38,8% për Nazim Taipin e AKI-së.

Në pyetjen “Cili mendoni se është problemi më i madh me të cilin përballet Komuna e Tearcës?”, qytetarët kanë identifikuar sfidat kryesore si vijon: Uji i pijshëm dhe kanalizimet 55,3%, Migrimi i të rinjve 23,2%, Infrastruktura rrugore 13,9% dhe Mirëmbajtja dhe pastërtia 7,6%.

Për zgjedhjet parlamentare hipotetike nëse ato mbahen nesër, rezultatet e preferencave të qytetarëve janë si vijon: VMRO-DPMNE 9,8%, LSDM 9%, Koalicioni AKI 35,9% dhe Koalicioni Vlen 53,4%.

Anketa është realizuar në terren sy me sy me qytetarë të zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga Qendra për Hulumtim dhe Komunikim Politik (CRPC) dhe rezultatet paraqesin një marzh gabimi ±2%.

Ditëve në vijim do të publikohen edhe anketa për komunat tjera që janë duke u realizuar, thonë nga CRPC.

Screenshot 2025 09 27 18 59 15 890 com.android.chrome edit Screenshot 2025 09 27 18 59 06 379 com.android.chrome edit Screenshot 2025 09 27 18 58 00 266 com.android.chrome edit Screenshot 2025 09 27 18 58 13 057 com.android.chrome edit Screenshot 2025 09 27 18 58 23 883 com.android.chrome edit Screenshot 2025 09 27 18 58 46 579 com.android.chrome edit

CRPC logo1

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi hap festivalin teuta arti dhe kultura jane shpirti i kombit 68d84a983aa12
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi hap Festivalin “Teuta”: Arti dhe kultura janë shpirti i kombit

bajram rexhepi takon banoret e lagjes dardania ne do te bejme gjithcka qe dime dhe mundemi 68d85712625d2
Lajmi i radhës

Bajram Rexhepi takon banorët e lagjes Dardania: Ne do të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi

Të fundit nga

ShkoLartë