ANKETA ZHURNAL

Anketa online: Izet Mexhiti fitues absolut i zgjedhjeve lokale në Çair

August 29, 2025
1 minut lexim
Një anketë e zhvilluar në profilin zyrtar të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal në Facebook ka ngjallur interes të madh te qytetarët lidhur me garën për kryetar të Komunës së Çairit.
Anketa është organizuar më 28 gusht 2025, nga ora 19:30 deri në 23:30, dhe ka mbledhur gjithsej 1251 vota. Përdoruesit kishin mundësi të shprehin përkrahjen e tyre përmes reagimeve: “Like” për Izet Mexhitin dhe “Zemër” për Bujar Osmanin.
Rezultatet treguan një epërsi të qartë të Mexhitit:
56.43% e votave për Izet Mexhitin
43.57% e votave për Bujar Osmanin
Kjo krijon një diferencë prej afro 13% në favor të tij, duke e pozicionuar Mexhitin si fitues të kësaj gare virtuale.
Edhe pse anketa nuk ka karakter zyrtar apo shkencor, ajo shërben si tregues i perceptimit të një pjese të opinionit publik në rrjetet sociale, veçanërisht në Çair, një nga komunat më me peshë në Shkup, ku shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët.
Ndryshe, kujtojmë se kjo anketë është edhe një konfirmim i anketave të agjensionit Hubo në të cilën Mexhiti doli favorit kundër Bujar Osmanit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pese tregues qe paralajmerojne se po shembet pushteti i vuciqit 68b15a35a25f3
Lajmi i mëparshëm

Pesë tregues që paralajmërojnë se po shembet pushteti i Vuçiqit

hapet ne gjermani fabrika me e madhe ne europe e lendeve shperthyese ministri i mbrojtjes do te prodhoje 350 mije fisheke municionesh ne vit 68b15be7da852
Lajmi i radhës

Hapet në Gjermani fabrika më e madhe në Europë e lëndëve shpërthyese, Ministri i Mbrojtjes: Do të prodhojë 350 mijë fishekë municionesh në vit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë