IMG 9114

Anketa e ZHURNAL: Izet Mexhiti 56.43%, Bujar Osmani 43.57%

August 28, 2025
1 minut lexim

Në një anketë të zhvilluar në profilin zyrtar në facebook të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, qytetarët janë pyetur se kush mendojnë se do të fitojë garën për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti apo Bujar Osmani?

Anketa është realizuar më 28 gusht 2025, nga ora 19:30 deri në 23:30 të së njëjtës ditë dhe ka grumbulluar gjithsej 1251 vota.

Rezultatet përfundimtare të anketës tregojnë se:

Izet Mexhiti ka marrë 56.43% të votave (përmes butonit “Like”)
Bujar Osmani ka marrë 43.57% të votave (përmes butonit “Zemër”)
(foto nga anketa – në fund të lajmit)

Me këtë rezultat, Izet Mexhiti prin para Bujar Osmanit në këtë garë virtuale, duke krijuar një diferencë prej pothuajse 13% në favor të tij.

Megjithëse anketa nuk ka karakter zyrtar apo shkencor, ajo reflekton një perceptim të caktuar të opinionit publik në rrjetet sociale në lidhje me garën zgjedhore për komunën e Çairit, një nga zonat më të rëndësishme në Shkup me shumicë shqiptare.

IMG 9114

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezohet gjate parades ajrore avioni luftarak ne poloni humb jeten piloti 68b0cf4652d26
Lajmi i mëparshëm

Rrëzohet gjatë paradës ajrore avioni luftarak në Poloni, humb jetën piloti

keshilli i sigurimit i okb se rinovon misionin paqeruajtes ne liban 68b0d3868a6b1
Lajmi i radhës

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

Të fundit nga

ShkoLartë