anketa e ubo consulting bilall kasami bindshem perpara bajram rexhepit ne garen per tetoven 6880094aa0168

Anketa e UBO Consulting: Bilall Kasami bindshëm përpara Bajram Rexhepit në garën për Tetovën

July 22, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 22 korrik – Bilall Kasami, kryetari aktual i komunës, do të kërkojë mandatin e dytë përballë Bajram Rexhepit nga BDI. Sipas një ankete të realizuar nga UBO Consulting, Kasami del fitues bindshëm në preferencat e qytetarëve shqiptarë për kryetar të Tetovës.

Në fillim, kandidati më i preferuar pas Kasamit ka rezultuar të jetë Ilir Demiri nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), pjesë e Frontit Evropian. Mirëpo, pas ndarjes së komunave brenda koalicionit, Tetova i është caktuar BDI-së. Si rrjedhojë, BDI ka vendosur të garojë me nënkryetarin e saj, Bajram Rexhepi.

Anketa është zhvilluar më 9, 10 dhe 11 korrik, me metodë përzgjedhjeje rastësore çdo të tretën shtëpi nga ana e majtë, dhe përfshin 600 të anketuar. Rezultatet në përqindje janë si më poshtë:

anketa UBO
  • Bilall Kasami – 43.7%
  • Ilir Demiri – 24.6%
  • Bajram Rexhepi – 3.9%
  • Miqireme Rusi – 2.2%
  • Tjetër – 1.5%
  • Nuk e di / I pavendosur – 7.5%
  • Asnjërin – 15%
  • Refuzoj të përgjigjem – 2.3%

Këto të dhëna sinjalizojnë një epërsi të ndjeshme të Kasamit në këtë fazë parazgjedhore, ndërsa koalicionet rivale ende po përpiqen të konsolidojnë mbështetjen e tyre në qytetin kyç të Tetovës. /Tetova1

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

letonia dergon mijera drone ne ukraine 6880063ee1586
Lajmi i mëparshëm

Letonia dërgon mijëra dronë në Ukrainë

obama i pergjigjet akuzave te trump pretendime te cuditshme dhe qesharake 68800c27713d7
Lajmi i radhës

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë