anikos u ben thirrje komunave per pakesimin e qenve endacake 68d79c8e10780

​AniKos u bën thirrje komunave për pakësimin e qenve endacakë

September 27, 2025
min lexim

Animals Kosova ka një vit e gjysmë që operon në Kosovë, dhe iniciativa e saj ka arritur të sterilizojë 2500 qentë, përmes mjeteve të mbledhura financiare me vlerë mbi 100,000 euro.

Organizata me bazë në Holandë, sponsorizon kastrime dhe bën transportime me furnizime si ushqim, kafaze, batanije, pra, gjithçka që i duhet një qeni ose maceje.

Përveç kësaj, ata kanë realizuar edhe projekte edukative, duke marrë pjesë në disa orë shkollore.

Mirëpo, ambasadorja holandeze Suze Steenberg, ndjehet e zhgënjyer sepse të gjithë paratë po vijnë nga Holanda dhe sipas saj, mungon bashkëpunimi me komunat në Kosovë.

Steenberg: Asnjë kryetar komune nuk u përgjigj

“Para se të shkonim në Kosovë, unë i kam dërguar të gjithë kryetarëve të komunave një e-mail ku shpjegoja se doja të bisedoja me ta, të bashkëpunoja, dhe se ne jemi një iniciativë që kujdeset për Kosovën, për kafshët dhe për njerëzit e saj. Por nuk mora asnjë përgjigje. Nuk pati asnjë kryetar komune që u përgjigj. Në këtë moment kemi bashkëpunim vetëm me një komunë, Shtimen, ku kemi kontratë për kastrimin e qenve të tyre”, tha ai.

AniKos ka për qëllim të kujdeset për qentë endacakë duke parandaluar lindjen e qenushëve, në vend që ata të vendosen në burgje, një “zgjidhje” e cilësuar si jo humane.

Steenberg: Është më mirë të kujdesemi për kafshët në rrugë, të gjejmë një zgjidhje humane

“Qëllimi ynë është të zgjidhim problemin me qentë endacakë që janë të braktisur dhe nuk kujdesen për ta, dhe ata lindin shumë qenush. Në vend që t’i kapim dhe t’i vendosim në burgje siç ndodh në Prishtinë, ne mendojmë se është më mirë të kujdesemi për kafshët në rrugë, të ndalojmë lindjen e qenushëve dhe të gjejmë një zgjidhje humane në vend që t’i vrasim ose t’i kapim”.

Edhe themeluesi i organizatës, Sadri Sopi, i bën thirrje nivelit lokal që të bashkëpunojë, sepse kjo përgjegjësi i takon atyre. Në tërësi ata kanë shpenzuar afër 2.5 milionë euro për ndihmat humanitare ndaj kafshëve.

Sopi: Shpresa jonë është që iniciativën ta përkrahin populli dhe pushteti lokal

Shpresa jonë është që iniciativën ta përkrahin edhe populli ynë, por edhe pushteti lokal, sepse deri më tani, siç theksoi edhe ambasadorja, i kemi shkruar të gjitha komunave dhe i kemi lutur të bashkëpunojnë, sepse ne po shpenzojmë para të popullit holandez për të rregulluar problemet e Kosovës…Ne si shoqatë kemi sterilizuar deri në 2,500 qen dhe kemi sjellë ndihma humanitare për kafshët, vullnetarët, veterinerët dhe ushqim që arrin afër vlerës 2.5 milionë euro. Vitin e kaluar sollëm edhe një autoambulancë. Për 4 tetor, Ditën e Kafshëve, synojmë të sjellim një transport të madh me ushqim, i cili nuk do të jetë i fundit”.

Qytetarët mund të vizitojnë faqen e AniKos www.animalskosovo.com, ku mund të informohen për mënyrën se si mund të mbështetin organizatën, qoftë përmes donacioneve apo duke mbështetur punën e aktivistëve në terren.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

misteri i amelia earhart trump urdheron publikimin e te dhenave qeveritare mbi pionieren e aviacionit amerikan 68d7976ca0c9e
Lajmi i mëparshëm

Misteri i Amelia Earhart, Trump urdhëron publikimin e të dhënave qeveritare mbi pionieren e aviacionit amerikan

noizy feston ditelindjen urimi i vecante qe mori nga loredana 68d79db0cd84a
Lajmi i radhës

Noizy feston ditëlindjen, urimi i veçantë që mori nga Loredana!

Të fundit nga

ShkoLartë