anija ushtarake turke ankorohet ne durres vizite ne kuader te misionit te nato s 688cc3363dac2

Anija ushtarake turke ankorohet në Durrës, vizitë në kuadër të misionit të NATO-s

August 1, 2025
1 minut lexim

Mbërrin në Portin e Durrësit “TCG Sancaktar”, anija desantuese e dytë e klasit Bajraktar, pjesë e flotës ushtarake turke dhe forcave të Aleancës.

Kjo anije është ndalur në gjirin e Durrësit për një vizitë në kuadër të vizitës së misionit NSPA të NATO-s.

Ndërtuar në vitin 2016 në kantierin Anadolu (ADIK), kjo anije ka një gjatësi rreth 139 m dhe kapacitet mbajtës deri në 1,180–1,200 tonë ngarkesë, ku mund të akomodohen deri 18–20 tanke apo 24 automjete të blinduara dhe deri në rreth 350 forca të vendosura mbi bord.

“TCG Sancaktar” është një anije strategjike që fuqizon kapacitetet amfibe dhe mbështetjen logjistike të Turqisë në Mesdhe dhe më gjerë. Pajisjet e saj të avancuara të mbrojtjes dhe armamentit e bëjnë një aset të rëndësishëm në operacione të mundshme marine ose humanitare.

Kjo anije ka marrë pjesë në një sërë misionesh të rëndësishme, ndër të cilat Peace Spring në Siri në 2019, Efes 2024, ku është angazhuar dhe ka asistuar në operacionet e bashkëpunimit strategjik, të stërvitjeve ndërkombëtare dhe të ndihmës emergjente përfshirë operacionet amfibe, transportin e personelit dhe pajisjeve midis detit dhe bregut, mbështetjen logjistike, ndihmën humanitare dhe reagimin ndaj katastrofave natyrore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhjete persona moren certifikata per kandidate per pilote nikollovski maqedonia ka kapacitet te udheheqe projekte te medha 688cb4aebe3e4
Lajmi i mëparshëm

Dhjetë persona morën certifikata për kandidatë për pilotë! Nikollovski: Maqedonia ka kapacitet të udhëheqë projekte të mëdha

oferte 32 milione euro nga anglia 688cc3adbeca3
Lajmi i radhës

Ofertë 32 milionë euro nga Anglia

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë