anija e pare me avull 68a16c4088d5b

​Anija e parë me avull

August 17, 2025
1 minut lexim

Më 17 gusht 1807, shpikësi dhe inxhinieri amerikan Robert Fulton filloi udhëtimin e parë me një anije me avull midis qyteteve Albany dhe Nju Jork.

Emri i anijes ishte Clermont. Pas vitesh të tëra propagande në mbështetje të përdorimit të nëndetëseve në luftë, Fulton krijoi një partneritet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në France, Robert R. Livingston, i cili i krijoi atij mundësitë për projektimin dhe ndërtimin e një anijeje me avull.

Suksesi i tij i parë u arrit në gusht të vitit 1903, kur ai lëshoi një anije me avull në lumin Seine në France.

Po në vitin 1903, Kongresi amerikan u dha partnerëve Livingston dhe Fulton të drejtën ekskluzive për të përdorur anijet me avull në ujërat e Nju Jorkut gjatë një periudhe 20 vjeçare. Udhëtimi i parë Albany – Nju Jork prej 240 kilometrash zgjati 32 orë.

Megjithëse kundërshtarët i quajtën përpjekjet e tij “Marrëzia e Fultonit”, suksesi i tij i dha mundësi partneritetit të fillonte shërbimet tregtare një vit më pas, më 4 shtator 1808. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

27 vjet nga vrasja e deshmorit cen dugollit 68a16b15d9e4a
Lajmi i mëparshëm

​27 vjet nga vrasja e dëshmorit Cen Dugollit

sot mot me diell temperaturat deri ne 32c 68a1731019c68
Lajmi i radhës

Sot mot me diell, temperaturat deri në 32°C

Të fundit nga

ShkoLartë