angli udhetonte me makine me shpejtesi marramendese dhe perplasi per vdekje motoristin 10 vite burg shqiptarit 68d57ee629d28

Angli/ Udhëtonte me makinë me shpejtësi marramendëse dhe përplasi për vdekje motoristin, 10 vite burg shqiptarit

September 25, 2025
min lexim

21-vjeçari shqiptar, Erald Kamberi, është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Kurorës në St Albans, pasi shkaktoi një aksident fatal muajin e kaluar në qytetin Ware, në Hertfordshire të Anglisë.

Kamberi, i cili nuk kishte një adresë banimi të qëndrueshme dhe nuk posedonte patentë apo sigurim, pranoi fajësinë për:

Shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit;

Drejtim mjeti pa siguracion.

Sipas policisë të Hetfordshire, të cilës i referohet Top Channel, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 1 gusht 2025, në rrugën London Road, pranë kryqëzimit me Amwell End dhe Station Road. Kamberi, duke drejtuar një Vauxhall Astra të bardhë, u përplas me një moped Honda WW që drejtohej nga Phillip “Phil” Bruce, 34 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Pas aksidentit, Kamberi u largua nga skena, por u arrestua vetëm një ditë më pas, më 2 gusht, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë lokale.

Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi e përshkroi mënyrën e drejtimit të Kamberit si “të çmendur”, duke theksuar se ai lëvizte me shpejtësi ekstreme, në krahun e gabuar të rrugës, pa patentë dhe pa siguracion, në përpjekje për t’iu shmangur policisë.

Përveç dënimit me burg, Kamberi u ndalua nga drejtimi i automjeteve për 15 vjet, me kusht që pas përfundimit të dënimit të kalojë një test të zgjeruar për rikthim në timon. Ai do të duhet të vuajë të paktën dy të tretat e dënimit, përpara se të shqyrtohet deportimi i tij nga Mbretëria e Bashkuar.

Detektivi Ben Heath, nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Rënda, tha: “Asgjë nuk mund të kthejë pas atë që ndodhi apo të shërojë dhimbjen që Kamberi ka shkaktuar. Ai la pas një boshllëk të thellë në jetën e familjes Bruce. Phil ishte një djalë i dashur, vëlla, nip, i fejuar, mik dhe pjesë e rëndësishme e komunitetit. Do të na mungojë shumë.”

Ai shtoi se largimi i Kamberit nga vendi i ngjarjes tregon “mungesë totale ndërgjegjeje dhe përgjegjësie”.

Gjykata vlerësoi edhe qëndrimin dinjitoz të familjes së viktimës, gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Si procedurë standarde, rasti është referuar për hetim të pavarur pranë Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), për të shqyrtuar veprimet e autoriteteve përpara aksidentit fatal.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per 2 jave fushate pzap gjobiti rreth 20 mije euro partite per shkelje 68d57e41d25e5
Lajmi i mëparshëm

Për 2 javë fushatë PZAP gjobiti rreth 20 mijë euro partitë për shkelje

mclaren konfirmon nje automjet me me shume se dy vende 68d57f163749e
Lajmi i radhës

McLaren konfirmon një automjet me ‘më shumë se dy vende’

Të fundit nga

ShkoLartë