angellov zjarri ne trubareve eshte shuar por ende ka tym 68c68b7453bdd

Angellov: Zjarri në Trubarevë është shuar, por ende ka tym

September 14, 2025
1 minut lexim

Zjarri në Trubarevë është shuar, nuk ka më djegie aktive, por ende ka tym të dendur që del përmes tokës dhe rërës me të cilën janë mbuluar zonat e djegura, deklaroi mëngjesin e sotëm drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.

Ai theksoi se, falë ndërhyrjes së guximshme, të shpejtë dhe të përkushtuar të zjarrfikësve të Shkupit, si dhe falë një aksioni të organizuar në mënyrë të shkëlqyer për shuarjen e zjarrit, janë shpëtuar katër objekte që ndodheshin ngjitur me objektet e djegura të kompanisë “Grupacija-F”.

“Nga ajo që mund të vërej këtu, bëhet fjalë për toptha të mëdhenj me mbeturina plastike, shishe plastike dhe lloje të tjera mbeturinash, të paketuara në mënyrë të rregullt. Zjarri është shuar, por për fat të keq ka ende tym aktiv. Zona ku ndodheshin bateritë me litium është mbuluar me rërë, ndërsa në disa vende është përdorur edhe dhe, aty ku nuk kishte bateri litiumi apo mbeturina elektronike. Megjithatë, tymi po del përmes rërës dhe dheut të hedhur. Për fat të keq, tymi vazhdon të jetë i fortë dhe zjarrfikësit po punojnë për të lagur rërën dhe për ta fikur plotësisht zjarrin, pasi një mbeturinë e tillë elektronike është shumë e vështirë për t’u shuar. Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës,” theksoi Angellov.

Drejtori i DMSH-së shtoi gjithashtu se rreth orës 2:30 të mëngjesit kanë marrë informacion se ka shpërthyer sërish zjarr në deponinë “Drislla” dhe ai është nisur menjëherë për atje.

“Shiheshin disa flakë të vogla, por bëhej fjalë për gazin që avullon nga kjo deponi. Atje dërguam një ekip nga brigada e zjarrfikësve të Shkupit që e shoi zjarrin, i cili përbënte rrezik për përfshirjen e pjesës kryesore të deponisë. Tani situata në ‘Drisla’ është stabile dhe po vazhdojmë me mbulimin agresiv të pjesës së mbetur, pasi të paktën gjysma e zonës që digjej dje tashmë është e mbuluar. Por, një pjesë e mekanizimit është zhvendosur edhe këtu, për zjarri i madh në Trubarevë”, shtoi Angellov.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti live nga trubareva ftoj te gjithe qytetaret ti respektojne rekomandimet e ministrise 68c68ad03b33c
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti live nga Trubareva: Ftoj të gjithë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë

piramidat online 6 ne pranga 2 ne kerkim policia zbardh skemen mashtruese 68c68cd6a2db7
Lajmi i radhës

Piramidat online, 6 në pranga, 2 në kërkim. Policia zbardh skemën mashtruese

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë