angellov zjarri ne jasen eshte ende aktiv situata eshte serioze 689b4b9871f2a

Angellov: Zjarri në “Jasen” është ende aktiv, situata është serioze

August 12, 2025
1 minut lexim

Disa zjarre janë aktive sot në sipërfaqe të hapura në të gjithë vendin, informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Situata më serioze është në territorin e Komunës së Makedonski Brod, në vendin e gjuetisë “Jasen”, ku zjarri nuk është vënë plotësisht nën kontroll për ditë të tëra.

“Ky zjarr është aktiv për disa ditë. Edhe pse është vënë nën kontroll të plotë disa herë, dhe herë pas here është shuar plotësisht, për shkak të terrenit jashtëzakonisht të paarritshëm, disa nga degët e tij janë riaktivizuar përsëri, duke mbuluar një sipërfaqe më të madhe”, tha Angelov.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë tre helikopterë, dy nga Ministria e Brendshme dhe një nga Ushtria, të cilët kanë qenë në veprim që nga orët e hershme të mëngjesit. Në terren janë vendosur 15 pjesëtarë të njësive speciale të Ministrisë së Brendshme dhe 26 pjesëtarë të njësive speciale të Ushtrisë, të cilët, së bashku me ekipet e NP “Jasen” dhe disa ekipe nga Pyjet Kombëtare, po përpiqen të vendosin kontrollin mbi zjarrin.

Angellov njoftoi se zjarri është aktiv edhe në zonën e fshatit Krapa në Makedonski Brod, afër zjarrit që shpërtheu rreth 20 ditë më parë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret ne gramshmmdhjetera mjete ne dispozicion 4 helikoptere operojne nga ajri 689b49f42ed91
Lajmi i mëparshëm

Zjarret në Gramsh,MM:Dhjetëra mjete në dispozicion, 4 helikopterë operojnë nga ajri

situate shqetesuese ne vend perparim rama mban nje takim koordinues me policine e kosoves 689b4c101e121
Lajmi i radhës

Situatë shqetësuese në vend, Përparim Rama mban një takim koordinues me Policinë e Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë