Angellov: Në vijim është selektimi administrativ i kandidatëve të paraqitur për zjarrfikës

July 29, 2025
1 minut lexim

Shkup, 29 korrik – Në vijim është selektimi administrativ i kandidatëve të paraqitur për zjarrfikës të ardhshëm, e së shpejti do të fillojnë edhe stërvitjet, deklaroi në konferencë për shtyp Stojanço Angellov, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).

Angellov konfirmoi se zjarrfikësit e sapozgjedhur nuk do të angazhohen në zjarre më të mëdha dhe më të rrezikhshme.

“Thirrja publike për pranim të zjarrfikësve të rinj do të ndihmojë në luftën me zjarret. Sot është dita e dytë e punës nga përfundimi i thirrjes publike dhe ende po zgjat selektimi administrativ. Gjatë ditëve të ardhshme do të fillojë stërvitja, e cila do të zhvillohet të paktën dy ditë, mjaftë për selektim të shkallës së parë. Menjëherë pastaj kandidatët e paraqitur do të shkojnë në stërvitje më serioze, me të cilën do të fillojë zgjedhja e personave, të cilët në dhjetë ditët e ardhshme do të mund të dërgohen në detyra më të thjeshta. Personat që alikuan nuk do të dërgohen për shuarjen e zjarreve më të mëdha dhe më të rrezikshme”, tha Angellov.

Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e mediave, Angelov u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të kontrollojnë informacionet që vijnë nga rrjetet e ndryshme sociale.

“Të ketë kujdes dhe të kontrollohen informacionet në rrjetet e ndryshme sociale. Disa kanë publikuar, e deri tani nuk ka ndodhur evakuimi i një fshati të tërë. As sot nuk ka. Kini kujdes kur përdorni rrjetet sociale si burim informacioni sepse para së gjithash, pa dashje përhapet paniku përmes tyre, dëgjojmë për fshatra të djegura, diçka që nuk korrespondon me të vërtetën”, theksoi Angelov.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kriza politike kerkesa e osmanit drejtuar kushtetueses konsiderohet tashme e paobjekt 6888cf2df3bc7
Lajmi i mëparshëm

​Kriza politike, kërkesa e Osmanit drejtuar Kushtetueses konsiderohet tashmë e paobjekt

perafrimi me be ndryshime ne ligjin per konsumatorin 6888d5072312b
Lajmi i radhës

Përafrimi me BE, ndryshime në ligjin për konsumatorin

Të fundit nga

ShkoLartë