angellov 15 zjarre jane regjistruar ne 24 oret e fundit 7 jane aktiv 6888dc4eaa623

Angellov: 15 zjarre janë regjistruar në 24 orët e fundit, 7 janë aktiv

July 29, 2025
1 minut lexim

15 zjarre janë regjistruar në 24 orët e fundit, prej të cilëve 7 janë aktiv ndërsa të tjerët janë shuar ose janë nën kontroll. Aktiv janë zjarret në në komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës, në territorin e Komunës së Prilepit dhe Kavadarit, si dhe në territorin e Makedonski Brodit.

Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, terreni më i vështirë është në malin Goten. Mbrëmë në këtë zonë zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar pothuajse plotësisht, por erërat e kanë aktivizuar përsëri.

“Është vënë nën kontroll të plotë, fatkeqësisht në disa vende zjarri tregon shenja të djegieve së rënda dhe përsëri kemi lëvizjen e tij në këtë krah drejt njërit prej këtyre fshatrave të Radovishit. Në vendngjarje, në anën e Radovishit është një helikopter i Ministrisë së Brendshme, i cili që nga orët e hershme të mëngjesit vepron duke mbushur ujë nga ana e fshatit Zreovë”, deklaroi Stojançe Angelov, drejtor i DMSH-së.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xheneta e ashper me eglin pasi performoj me flamur e pafytyre 6888d81469c62
Lajmi i mëparshëm

Xheneta e ashpër me Eglin pasi performoj me flamur: E pafytyrë…

mexhiti qytetaret do ti bejne vetingun e fundit bdi se dhe ti percjellim ne histori 6888e1735489e
Lajmi i radhës

Mexhiti: Qytetarët do t’i bëjnë vetingun e fundit BDI-së dhe ti përcjellim në histori

Të fundit nga

ShkoLartë