anetarja e kqz se gordana laban e punesuar edhe ne institucion paralel serb 68a5ec2173d53

Anëtarja e KQZ-së Gordana Laban, e punësuar edhe në institucion paralel serb

August 20, 2025
1 minut lexim

Autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale ku ka dhënë detaje për aktivitetet e Gordana Laban Luvic, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Listës Serbe.

Sipas tij, Laban që nga viti 2020 punon paralelisht edhe si zyrtare për punësim në kuadër të të ashtuquajturit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dega në Graçanicë, vetëm pak muaj para se të emërohej në KQZ.

“Gordana LABAN LUVIC, anëtare e KQZ nga Lista Serbe, punon edhe në pozitën ‘zyrtare për punësim’ në kuadër të të ashtuquajturit Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Dega në Graçanicë, që nga viti 2020, pak muaj para emërimit si anëtare e KQZ”, ka shkruar Panduri.

Ky reagim i tij vjen pas raportimeve të bëra edhe gjatë debatit në emisionin Debat Plus, ku Panduri solli detaje për familjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban.

Sipas tij, bashkëshortja e gjyqtarit, Radoica, prej vitit 2020 është bibliotekiste në shkollën paralele të mjekësisë në Graçanicë; djali Aleksandar, jurist, nga viti 2023 është i punësuar në Kuvendin paralel të Komunës së Deçanit; ndërsa djali tjetër, Arso, punon në të ashtuquajturin Muze të qytetit të Mitrovicës.

Këto të dhëna bëhen publike në një kohë kur gjyqtari Radomir Laban është në qendër të vëmendjes, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese për përjashtimin e tij nga rastet që lidhen me konstituimin e Kuvendit.

Osmani e kishte cilësuar Labanin si “rrezik për sigurinë kombëtare”, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka theksuar se ai është emëruar në vitin 2018 sipas procedurave ligjore dhe nuk ka pasur shkelje.

Po ashtu, Gjykata ka refuzuar edhe kërkesën e tij për t’u përjashtuar nga çështjet që lidhen me Kuvendin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

icardi e humb toruan godet me shuplake tifozin e gallatasarait 68a5ec140b7a3
Lajmi i mëparshëm

Icardi e humb toruan, godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

aksioni per lirimin e hapesirave publike rama ndan videon e radhes durres ecim 68a5ecc76a4e7
Lajmi i radhës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Durrës, ecim!

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë