andonovski jane mbyllur 42 faqe tjera te paligjshme te lojerave te fatit online 68829e4f1b44b

Andonovski: Janë mbyllur 42 faqe tjera të paligjshme të lojërave të fatit online

July 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 korrik – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, nënshkroi urdhrin e tretë me të cilin ndalohen 42 faqe të reja të lojërave të fatit online, duke mbyllur gjithsej 268 faqe të paligjshme të lojërave të fatit.

“Nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë. Kjo është luftë kundër një pandemie të organizatorëve të lojërave të fatit të paligjshme që vjedhin nga qytetarët tanë, nga më të rinjtë, nga të prekshmit. Prandaj, edhe një herë u bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të tërheqin fondet që kanë depozituar në faqet e tilla të lojërave të fatit”, tha Andonovski.

Ai shton më tej se Ligji i ri për Lojërat e Fatit do të trajtojë gjithashtu reklamat dhe keqinterpretimet gjithnjë e më të përhapura të organizatorëve të lojërave të fatit.

Ndryshe, pak ditë më parë Qeveria e miratoi projekt-ligjin për lojërat e fatit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritje e pensioneve bekim sali kujdesi per te moshuarit eshte obligim moral 6882991e4198f
Lajmi i mëparshëm

Rritje e pensioneve – Bekim Sali: Kujdesi për të moshuarit është obligim moral

vile 1 mije euro apartamentet e peshqiret zevendesojne hotelet dhe cadrat ne vlore 6882a7b9a4a21
Lajmi i radhës

“Vilë 1 mijë euro”/ Apartamentet e peshqirët zëvendësojnë hotelet dhe çadrat në Vlorë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë