38
Shkup, 23 nëntor – Lëvizja Besa dje kremtoi 11 vjetorin e saj nga themelimi, e cila e nisi një rrugëtim që nuk ishte as i lehtë, as i sigurt, por ishte i domosdoshëm. Lëvizja BESA para 11 viteve u themelua si një organizatë politike që u mbështet mbi besën autoktone, autentike dhe autonome të këtij populli, me besë se shqiptarët në këtë vend meritojnë më shumë, mund të bëjnë më shumë dhe mund të bashkohen për ndryshimin që e kërkon koha.
Sot, në 11-vjetorin e këtij rrugëtimi Lëvizja Besa kujton një të vërtetë të madhe: vetëm popujt që bashkohen rreth idealit dhe punës arrijnë t’i ndryshojnë epokat e tyre. Dhe pikërisht këtë ka bërë Lëvizja BESA.
BESA që dha para 11 viteve si një betim për ndryshim, dinjitet dhe përfaqësim politik; sot, pas më shumë një dekade përpjekjesh po realizohet. Po ndërtojnë institucione më të ndershme, politika më të përgjegjshme dhe një vizion të ri për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Si njihet sot Lëvizja BESA?
Në skenën politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, shpesh flitet për reforma, përfaqësim dhe dinamika të reja elektorale, por një faktor që gjithnjë e më shumë po del në pah është struktura e brendshme organizative e partive. Në këtë aspekt, Lëvizja Besa po e afirmon veten si njëra ndër partitë më të konsoliduara, më të shtrira dhe më funksionale në të gjithë territorin ku jetojnë shqiptarët në vend.
Lëvizja Besa në vitet e fundit ka ndërtuar një infrastrukturë solide partiake, duke pasur degë aktive pothuajse në çdo komunë me shumicë apo prani domethënëse shqiptare. Ajo që e veçon është funksionimi i rregullt i këtyre degëve, komunikimi vertikal, si dhe dinamika e terrenit, të cilat shpesh mungojnë në subjekte të tjera politike.
Analiza e rezultateve të fundit zgjedhore tregon qartë se Lëvizja Besa ka arritur të fitojë ose të ketë dominim në disa nga komunat më të rëndësishme shqiptare. Ky sukses nuk erdhi rastësisht, por si rezultat i:
aktivizimit të hershëm të strukturave lokale,
komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët,
programit të qartë për bashkëqeverisje lokale,
dhe menaxhimit transparent në komunat ku ajo ka udhëhequr.
Tetova – një ndër bastionet më të mëdha, ku mobilizimi dhe organizimi i Lëvizjes Besa ka qenë vendimtar në vitet të fundit.
Çairi – struktura e degës së Besës këtu është ndër më aktivet, me ndikim të ndjeshëm në votën urbane shqiptare.
Struga – pavarësisht konkurrencës së fortë politike, Besa ka ruajtur një prani të qëndrueshme dhe aktive.
Likova dhe Haraçina – zona ku Besa ka shënuar rritje të ndjeshme falë mobilizimit të të rinjve dhe politikave për invest
Zhelina, Tearca, Bogovina – komuna rurale të Pollogut ku Lëvizja Besa ka krijuar një bazë solide organizative përmes rrjetit të aktivistëve lokalë.
Ky konfigurim i gjerë gjeografik i jep Besës avantazh strategjik në çdo cikël zgjedhor, duke qenë se ajo nuk varet nga një ose dy bastione, por nga një platformë e shpërndarë në të gjithë vendin.
Pse Besa shihet si më e strukturuara?
Arsyet janë të shumëfishta
Rifreskimi i vazhdueshëm i kuadrove – Partia ka përfshirë gjenerata të reja aktivistësh, profesionistësh dhe organizatorësh.
Disiplinë e brendshme politike – vendimmarrje që respekton hierarkinë, por edhe hapësirë për iniciativa lokale.
Fushata dinamike dhe moderne – Lëvizja Besa përdor strategji bashkëkohore komunikimi dhe marketing politik.
Qasje komunitare – shumë nga projektet e propozuara apo të zbatuara në komuna vijnë pas konsultimit me qytetarët dhe grupet profesionale.
Një parti e strukturuar nënkupton stabilitet, transparencë dhe kapacitet për të negociuar dhe qeverisur. Lëvizja Besa, për shkak të organizimit të saj të fortë, ka arritur të jetë faktor kyç në shumë procese politike, duke e ngritur peshën e saj brenda çdo koalicioni ku bën pjesë.
Në një kohë kur politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut po hyn në një fazë të re, me kërkesa për reformim, efikasitet dhe përfaqësim më të drejtë, Lëvizja Besa po del në pah si një subjekt që ka investuar seriozisht në strukturë, organizim dhe profesionalizëm. Pikërisht kjo e bën atë një forcë të qëndrueshme, të parashikueshme dhe të aftë të prodhojë rezultate jo vetëm në zgjedhje, por edhe në qeverisje lokale dhe nacionale.
Burimi: zhurnal.mk


