analiza nga cnn ja cfare ndodhi heren e fundit qe shba te u perpoqen te blinin groelanden 696f505353366

Analiza nga CNN: Ja çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën

January 20, 2026
1 minut lexim

Pas një historie të gjatë interesash amerikane në Groelandë, Presidenti Donald Trump ka intensifikuar retorikën për të blerë ishullin danez, duke përmendur edhe mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, një veprim që ka shkaktuar shqetësim dhe dënim në Europë.

Groelanda, ishulli më i madh në botë me 836,000 milje katrore, ka rëndësi strategjike për SHBA-në dhe NATO-n, pasi ndodhet midis Amerikës së Veriut dhe Europës dhe kontrollon kalimin detar të njohur si GIUK, një rrugë kyçe për Arktikun dhe Atlantikun. Ishulli ka gjithashtu depozita të mëdha natyrore, përfshirë naftë, gaz dhe minerale të rralla.

Interesi amerikan për Groelandën filloi që në shekullin e 19-të, kur Sekretari i Shtetit William Seward propozoi blerjen e Groelandës dhe Islandës pas shitjes së Alaskës në 1867. Në vitin 1946, Presidenti Harry Truman bëri një ofertë zyrtare prej 100 milionë dollarësh për ishullin, por Danimarka e refuzoi.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump propozoi publikisht blerjen e Groelandës, por Danimarka dhe autoritetet e Groelandës e refuzuan ofertën. Pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2024, Trump ringjalli interesin e tij, duke e cilësuar blerjen si “prioritet të sigurisë kombëtare” dhe duke lënë të hapur mundësinë e përdorimit të Ushtrisë amerikane për të arritur qëllimin.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump dhe ekipi i tij po shqyrtojnë “një sërë opsionesh” për të siguruar kontrollin e ishullit dhe për të penguar ndikimin e kundërshtarëve në rajonin e Arktikut.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

macron refuzoi bordin e paqes trump do te vendos tarife 200 per qind mbi vererat dhe shampanjat e tij 696f4e70422d6
Lajmi i mëparshëm

Macron refuzoi Bordin e Paqes, Trump: Do të vendos tarifë 200 për qind mbi verërat dhe shampanjat e tij

analiza nga cnn ja cfare ndodhi heren e fundit qe shba te u perpoqen te blinin groelanden 696f5052c3492
Lajmi i radhës

Analiza nga CNN: Ja çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën

Të fundit nga

ShkoLartë