analisti lista serbe po provokon me termin kuvendi i prishtines 68b3e0028fbf6

Analisti: “Lista Serbe” po provokon me termin “Kuvendi i Prishtinës”

August 31, 2025
1 minut lexim

Analisti Melazim Koci ka reaguar pas dorëzimit të ankesës së Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese kundër votimit ndaras për nënkryetarët e Kuvendit.

Ai ka theksuar se partia i është referuar institucioni si “Kuvendi i Prishtinës”, një term provokues që përdoret nga zyrtarët serbë.

Sipas Kocit, Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta trajtojë këtë ankesë derisa Lista Serbe të përdorë emërtimin zyrtar “Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

Ai shtoi se kjo mund të jetë një taktikë për ta zvarritur konstituimin e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Provokon “Lista Serbe”!

“Lista Serbe” e ka derguar ne Gjykaten Kushtetuese ankesen e paralajmeruar kunder votimit ndaras per zgjedhjen e nenkryetareve nga komunitetet pakice gjate seances konstituive.

Por, ajo qe befason eshte fakti qe “Lista Serbe”, Kuvendit te Republikes se Kosoves i referohet si “Kuvendi i Prishtines”!

Eshte term provokues me te cilin zyrtaret e Serbise u referohen institucioneve te Republikes se Kosoves.

Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta trajtoi kete ankese gjithnje derisa “Lista Serbe” nuk i drejtohet me termin zyrtar si Kuvendi i Republikes se Kosoves.

Nuk duhet perjashtuar mundesine qe “Lista Serbe” kete provokim ta kete bere per te zhagitur ceshtjen dhe konstituimin e Kuvendit.

Pavaresisht motivit, Gjykata Kushtetuese nuk ka asnje obligim te adresoj ankesa permes te cilave perdhosen emertimet e institucioneve te Republikes se Kosoves!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

greta thunberg se bashku me aktiviste te tjere do te niset serish me flote drejt gazes 68b38cb3f3eb2
Lajmi i mëparshëm

Greta Thunberg, së bashku me aktivistë të tjerë, do të niset sërish me flotë drejt Gazës

shba te miratuan shitjen e disa sistemeve anti ajrore patriot ne danimarke 68b3e113ec0ef
Lajmi i radhës

SHBA-të miratuan shitjen e disa sistemeve anti-ajrore Patriot në Danimarkë

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë