analisti i ekonomise paralajmeron rritje te cmimeve me ardhjen e mergates ne kosove 69313aa412855

Analisti i ekonomisë paralajmëron rritje të çmimeve me ardhjen e mërgatës në Kosovë

December 4, 2025
1 minut lexim

Analisti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, ka paralajmëruar se vendi rrezikon të përballet me rritje të çmimeve gjatë sezonës së ardhjes së mërgatës, sidomos çmimet e shportës së konsumatorit në markete dhe ato të derivateve.

“Gjasat që të ndodhë një gjë e tillë janë reale, sepse këtë fenomen e kemi parë pothuajse çdo vit gjatë sezonit të ardhjes së diasporës”, deklaroi ai.

Muhaxheri tha se kur kërkesa për konsum rritet, tregu i përgjigjet me shtrenjtim, mirëpo sipas tij “problemi kryesor është se çmimet rrallëherë kthehen në nivelin e mëparshëm pasi mërgimtarët largohen”.

Analisti kritikoi dhe institucionet përgjegjëse, duke thënë se ato prej kohësh kanë braktisur pergjegjësitë e tyre për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet sezonale.

“Ajo që duhet theksuar është se institucionet të cilat e kanë për detyrë ta menaxhojnë këtë proces dhe ta mbrojnë tregun nga abuzimet sezonale, prej kohësh kanë hequr dorë nga përgjegjësitë e tyre”, theksoi Muhaxheri.

Sipas Muhaxherit, organet kompetente sillen si vëzhgues, duke lejuar tregun të funksionojë pa asnjë kontroll efektiv.

“Në vend që të veprojnë, ato po sillen si spektatorë të rëndomtë, ndërsa qytetarëve çdo ditë po u bëhet më e vështirë të përballojnë jetesën”, përfundoi Arton Muhaxheri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot seance plenare ne kuvend 20 ceshtjet qe parashikohen ne rendin e dites 69313a369b8d2
Lajmi i mëparshëm

Sot seancë plenare në Kuvend, 20 çështjet që parashikohen në Rendin e Ditës

kushte te paqendrueshme dhe reshje shiu te herepashershme parashikimi i motit per kete te enjte 69313b4347527
Lajmi i radhës

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të enjte

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë