ambasadorja shala ne davos nvm te dhe rinia motor i zhvillimit ekonomik te kosoves 68bb20406b565

Ambasadorja Shala në Davos: NVM-të dhe rinia, motor i zhvillimit ekonomik të Kosovës

September 5, 2025
min lexim

Prishtinë, 05 Shtator 2025 – Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission, Elvana Shala po që ndron në  Davos të  Zvicres ku me ftesë  të  Rrjetit Global të  Ndërmarrjeve të  Vogla dhe të Mesme me seli ne Zvicer, po merr pjesë  në  edicionin e parë  të  Samitit Global të  Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme që organizohet në  kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

 

Para pjesëmarrësve nga mbarë  bota, Ambasadorja Shala sot foli për vizionin e Kosovës dhe rolin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si motor kryesor i zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe lidershipit të ri.

Gjatë fjalimit ajo theksoj riniëtonë  si potencial kryesor duke përfaqësuar energjinë dhe idetë e reja për transformim ekonomik dhe shoqëror.

 

“Liderë të rinj po lindin nga sektori privat, startup-et dhe diaspora, duke sjellë kreativitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Gratë, të rinjtë dhe komunitetet e margjinalizuara janë në qendër të programeve të fuqizimit ekonomik, duke kontribuar në një zhvillim më të drejtë dhe të qëndrueshëm.” shtoj tutje Shala.

Me theks të vecantë  ajofoli edhe për rolin e diaspores sonë duke potencuar se përveç investimeve financiare, diaspora sjell ekspertizë, njohuri dhe rrjete globale, duke forcuar lidhjen e Kosovës me tregjet ndërkombëtare.

 

Në fjalimin e saj tutje u theksua se “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë nuk janë vetëm motor ekonomik, por edhe shtylla të rëndësishme të shtet-ndërtimit. Përmes krijimit të vendeve të punës, nxitjes së inovacionit, tërheqjes së investimeve dhe formalizimit të ekonomisë, ato kanë kontribuar në forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe fuqizimin e komuniteteve.

Ky proces ka forcuar gjithashtu imazhin ndërkombëtar të Kosovës si një vend i ri, inovativ dhe me vizion të qartë për të ardhmen. Në këtë kuptim, Kosova është duke u shndërruar në një shembull frymëzues të një kombi të vogël me vizion të madh, ku NVM-të dhe lidershipi i ri përbëjnë bazën e një ekonomie të qëndrueshme dhe të hapur ndaj botës.”

Në përmbyllje, Ambasadorja Shala dha mesazhin se Kosova është dëshmi se sfidat mund të tejkalohen përmes unitetit, lidershipit dhe gjithëpërfshirjes, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj dhe duke u bërë një partner i fortë në arenën ndërkombëtare duke marr kështu shembull edhe kompani vendore si Gjirafa e shumë të tjera që sot nga Kosova e vogël janë pjesë e rëndësishme e tregut global.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

publikohen formacionet zvicer kosove xhaka kapiten 68bb2033f2e6e
Lajmi i mëparshëm

Publikohen formacionet Zvicër- Kosovë! Xhaka kapiten

bosnja i dergon note proteste hungarise per pritjen e dodikut ne budapest 68bb215574e67
Lajmi i radhës

Bosnja i dërgon notë proteste Hungarisë për pritjen e Dodikut në Budapest

Të fundit nga

ShkoLartë