ambasadorja demiri takon ambasadorin amerikan ne izrael 68e9992128126

Ambasadorja Demiri takon ambasadorin amerikan në Izrael

October 11, 2025
1 minut lexim

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, Mike Huckabee, me të cilin ka folur për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës, Izraelit dhe SHBA-së.

“Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë të takoja Sh.T. Z. Mike Huckabee, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael,” ka thënë Demiri.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet e veçanta dhe të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësitë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet Kosovës, Izraelit dhe SHBA-së.

“Populli i Kosovës mbetet thellësisht mirënjohës për miqësinë e qëndrueshme dhe mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të popullit amerikan,” ka shtuar Demiri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeministri albin kurti kosova po rritet cdo ndeshje suksese shqiperise 68e9991a2d326
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri Albin Kurti: Kosova po rritet çdo ndeshje, suksese Shqipërisë

ibrahimi zhelina i dha vule besimi blerim sejdiut per edhe nje mandat 68e9abb4b11d6
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Zhelina i dha vulë besimi Blerim Sejdiut për edhe një mandat

Të fundit nga

ShkoLartë