ambasadori uran ferizi takon nigel farage ndalo perseritjen e informacioneve te rreme per shqiptaret ne angli 68bc3a24ecab4

Ambasadori Uran Ferizi takon Nigel Farage: Ndalo përsëritjen e informacioneve të rreme për shqiptarët në Angli

September 6, 2025
min lexim

Debati i dy muajve më parë për numrin e shqiptarëve në burgjet angleze mes kryeministrit Edi Rama dhe udhëheqësit të Reform UK Nigel Farage duket se është shuar për momentin.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili e ka ndjekur këtë debat dhe intervistoi Farage thotë se ka një zhvillim të ri për të ndalur tonet raciste të Farage ndaj shqiptarëve.

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi është takuar me Nigel Farage për t’i thënë se kreu i Reform UK po përsëriste informacione të rreme, duke pretenduar se një në 50 shqiptarë në Britani ndodhej në burg.

Takimi iu konfirmua Top Channel nga vetë ambasadori Uran Ferizi i cili  tha se pati një bisede informale në zyrë e Farage ku i tha se: “Është krejtësisht e pavërtetë, dhe megjithatë po përsëritet në GB News dhe nga politikanët tuaj”, tha Uran Ferizi, ambasadori, i cili po merr pjesë në konferencën e Reform UK.

E ndërmora këtë veprim thotë më tej ambasadori Ferizi sepse po shtrembërohen statistikat zyrtare, të cilat merren dhe përdoren për të nxjerrë pretendime krejtësisht të ndryshme, që nuk i afrohen realitetit.”

Siç edhe Top Channel raportoi disa javë më parë  te dhënat nga ambasada shqiptare në Londër kanë kundërshtuar raportimet se numri i shqiptarëve në Britani është 53,000, shifër e përdorur si burim për pretendimin “një në 50”.

Ambasadori Ferizi për këtë thotë së gjatë takimit më Farage i tha se “ishte thellësisht e padrejtë të shpërndaheshin këto që në thelb janë gënjeshtra. Ato thjesht nuk janë të vërteta”.

Perceptimi im  thotë më tej ambasadori Uran Ferizi ishte se Nigel Darage tregoi mirëkuptim kur i dëgjoi këto dhe i gatishmëri për t’i rishikuar statistikat.

“Gjithashtu, theksova se shqiptarët janë një shembull i shkëlqyer i njerëzve që integrohen mirë në Britani. Ata punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet me ndershmërinë e vet, dhe ai duket se e vlerësoi këtë.” ka thënë ambasadori Ferizi në takimin me babain e Brexit Nigel Farage i cili vijon të ketë një ftesë të hapur prej Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë.

Ftesë cila është mirëpritur prej politikanit kontrovers të cilin sondazhet e nxjerrin shumë pikë larg  opozitës Konservatore dhe me probabilitet të lartë për të qenë ai kryeministri i ardhshëm në Angli.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vuciq flet per proteste me 19 shtator kunder te ashtuquajtures zyra per kosoven permend kurtin 68bc39807231b
Lajmi i mëparshëm

Vuçiq flet për protestë më 19 shtator kundër të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, përmend Kurtin

mike pence putin nuk duhet te fitoje pas ukraines radha e nato s 68bc3a9415eef
Lajmi i radhës

Mike Pence: Putin nuk duhet të fitojë! Pas Ukrainës, radha e NATO-s

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë