ambasadori meidani ne mbrojtje te maqedonasve lufta per identitet dhe dinjitet eshte universale 686889c39fdbc

Ambasadori Meidani në mbrojtje të maqedonasve: Lufta për identitet dhe dinjitet është universale

July 5, 2025
1 minut lexim

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili i shprehu mbështetje për angazhimin e tij në zgjidhjen e problemit me shkollën në fshatin Nerovë, në Krushevë.

“Në një moment shumë delikat për shqiptarët në Maqedoni, ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z. Denion Meidani, është një nga figurat më të mira që kemi fatin ta kemi si një avokat të madh të kauzës shqiptare. Në emër të të gjithë shqiptarëve – faleminderit, z. Ambasador,” shkroi Taravari.

Ambasadori Meidani, me një gjuhë diplomatike, iu përgjigj vlerësimeve me një mesazh me kuptim më të gjerë, i cili në mënyrë indirekte prek edhe palën maqedonase.

“Faleminderit për fjalët e mira, Arben. Kauza shqiptare është kauza e të gjithë atyre që besojnë në të drejtën për identitet, barazi, respekt dhe përfaqësim me dinjitet,” shkroi Meidani.

Me këtë qëndrim, ambasadori Meidani përcolli në mënyrë indirekte mesazhin se lufta për identitet dhe dinjitet nuk është ekskluzivisht shqiptare, por universale – dhe i përket të gjitha popujve, përfshirë edhe popullin maqedonas, për të cilin çështja e ruajtjes së identitetit mbetet një plagë e thellë historike dhe politike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amal clooney zbulon arsyen e rregullit te rrepte ne shtepi ua mbledh telefonat gjithmone mysafireve sepse 68686f4794428
Lajmi i mëparshëm

Amal Clooney zbulon arsyen e rregullit të rreptë në shtëpi: Ua mbledh telefonat gjithmonë mysafirëve sepse…

horoskopi i dates 5 korrik 2025 6868a787ebf80
Lajmi i radhës

Horoskopi i datës 5 korrik 2025

Të fundit nga

ShkoLartë