ambasadori jep alarmin per kosoven qeveria e re serbe mund te jete edhe me e keqe se ajo e vuciqit 6afe222ee10fd

Ambasadori jep alarmin për Kosovën: Qeveria e re serbe mund të jetë edhe më e keqe se ajo e Vuçiqit!

November 19, 2026
1 minut lexim

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka ngritur shqetësime lidhur me drejtimin që mund të marrë politika e Serbisë ndaj Kosovës në të ardhmen.

Përmes një deklarate të shkurtër, ai ka paralajmëruar se qeveria e re serbe mund të jetë edhe më e keqe në raport me Kosovën sesa ajo paraprake.

“Qeveria e re e Serbisë në lidhje me Kosovën mund të jetë edhe më e keqe se ajo e mëparshmja”, shkruan Bosch.

Ky vlerësim vjen në një periudhë të ndjeshme për zhvillimet politike në Serbi, ku ndryshimet në skenën politike kanë nxitur diskutime për të ardhmen e marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas paralajmërimit të Boschit, ndërrimi i qeverisë nuk duhet të merret automatikisht si shenjë e një qasjeje më konstruktive ndaj Prishtinës.

Çështje kyçe mbetet nëse udhëheqja e ardhshme serbe do të jetë e gatshme të ndryshojë politikën ndaj Kosovës dhe të angazhohet në mënyrë më serioze në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama nuk ka arsye per mospajtim bullgaret duhet te perfshihen ne kushtetuten e maqedonise se veriut 6afe21a413e48
Lajmi i mëparshëm

Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

rama 200 miliarde leke investime publike ne buxhet refuzoj cdo loje percarjeje kunder investimeve te huaja 6afe225b7a0ce
Lajmi i radhës

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhet, refuzoj çdo lojë përçarjeje kundër investimeve të huaja

Të fundit nga

ShkoLartë