ambasadori i ri i shba ne okb do te mbrojme cdo centimeter te territorit te nato s 68d18adb4ba12

Ambasadori i ri i SHBA në OKB: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

September 22, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës së NATO-s, kështu u shpreh ambasadori i ri amerikan në Kombet e Bashkuara, Michael Waltz, gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kishte në fokus shkeljet e hapësirës ajrore të vendeve evropiane nga Rusia.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të parë për të riafirmuar dhe theksuar se SHBA dhe aleatët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s,” deklaroi Waltz, në daljen e tij të parë zyrtare në këtë forum që prej marrjes së detyrës.

Mbledhja e jashtëzakonshme erdhi pas raportimeve për disa shkelje të hapësirës ajrore në shtete të Evropës Lindore, që kanë rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve me Rusinë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kjo veture thyen rekordin e shpejtesise se bugatti 68d18a9a0d5d8
Lajmi i mëparshëm

Kjo veturë thyen rekordin e shpejtësisë së Bugatti

vrane 6 izraelite ne nje stacion autobusi ne jeruzalem ushtria izraelite lajmeron se do shkaterroje shtepite e autoreve 68d18c8610c2b
Lajmi i radhës

Vranë 6 izraelitë në një stacion autobusi në Jeruzalem, ushtria izraelite lajmëron se do shkatërrojë shtëpitë e autorëve

Të fundit nga

ShkoLartë