ambasadori gjerman vlereson punen e spak proceci per zgjedhjen e kreut te ri te jete transparent dhe i lire nga ndikimet e jashtme 68cad5b4c2523

Ambasadori gjerman vlerëson punën e SPAK: Proceci për zgjedhjen e kreut të ri të jetë transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme

September 17, 2025
1 minut lexim

Ambasadori gjerman në Tiranë Karl Bergner, ka vlerësuar punën e SPAK nën drejtimin e kryeprokurorit Altin Dumani, duke vënë theksin tek rezultatet e këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, ambasadori Bergner, duke komentuar procesin e nisjes nga KLP për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK, ka theksuar se ky proces duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm

“Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.

“Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.

Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE”, shkruhet në mesazhin e ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen akuzon bujar osmanin per prokurime korruptive ne mpj shteti ka paguar trefish me shtrenjte per te njejtat automjete 68cad45238c12
Lajmi i mëparshëm

VLEN akuzon Bujar Osmanin për prokurime korruptive në MPJ: “Shteti ka paguar trefish më shtrenjtë për të njëjtat automjete”

dobi kundershtareve i lumtur do te jem nese shpallemi kampione 68cad61aee7f1
Lajmi i radhës

Dobi kundërshtarëve: I lumtur? Do të jem nëse shpallemi kampionë

Të fundit nga

ShkoLartë